Çmimi i madh i Letërsisë Visar
Zhitit, nderohet Ali Podrimja

Çmimi i madh i Letërsisë Visar <br />Zhitit, nderohet Ali Podrimja
TIRANE - Shkrimtari Visar Zhiti është vlerësuar me çmimin e madh të letërsisë për vitin 2011. Veprat e këtij personalitet të letrave kanë përcjellë në letërsinë bashkëkohore shqipe prurje me nivel të lartë artistik e estetik.

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve kombëtare të letërsisë të organizuar në Teatrin Kombëtar janë ndarë 10-të çmime. Ngjarja letrare ka nisur me akordimin e titullit të lartë “Nderi i Kombit” nga presidenti Nishani për poetin Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Çmimi "Petro Marko" i është dhënë shkrimtarit Zija Çela për romanin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”,Çmimi "Mitrush Kuteli" i shkoi shkrimtarit Moikom Zeqo për vëllimin me tregime “Klepsidra”.

Me çmimin "Lasgush Poradeci" u nderua Rudian Zekthi për vëllimin me poezi "Panair" ndërsa me çmimin "Faik Konica” studiuesi Shaban Sinani për veprën studimore "Camaj i paskajuar".

Shkrimtarja Mira Meksi u vlerësua me çmimin "Gjergj Fishta" për librin eseistik “Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura” kurse përkthyesve Bashkim Shehu dhe Edlira Hoxholli iu dha çmimi “Fan Noli” për përkthimin mjeshtëror të veprës “Nokturnet e Kilit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK