Çmimi i naftës bie në 55 $ për fuçi

Çmimi i naftës bie në 55 $ për fuçi
Çmimi i naftës ka vazhduar rënien sot në bursën e Nju Jorkut, duke arritur nivelin e 55 dollarëve për fuçi, për herë të parë prej pesë vitesh.

Kjo rënie vjen për shkak të statistikave që tregojnë një ulje të kërkesës botërore për naftë.

Shtimi i lajmeve negative për çmimin që ka prekur tregun e energjisë, rishikimi në rënie i konsumit botëror të naftës, vendimi i marrë nga OPEC-u për të mos ndryshuar sasinë e prodhimit të naftës, janë disa nga faktorët që po ndikojnë në këtë rënie të ndjeshme të çmimit të arit të zi në të gjithë botën.

OPEC-u, organizatë e përbërë nga 12 vende që prodhojnë një të tretën e naftës në botë, parashikon një kërkesë prej 1,12 milionë fuçi në ditë për vitin 2015 kundrejt një kërkese prej 1,19 milion fuçi në ditë që është aktualisht.


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar