Çokollata të bën më të zgjua

Çokollata të bën më të zgjua
Shkencëtarët e NewYorkut kanë zbuluar se vendet që konsumojnë më shumë çokollatë, kanë më shumë shtetas të tyre që janë nderuar me çmimin Nobel.

Studimi i publikuar në ‘New England Journal of Medicine’ tregon se ka një lidhje shumë të çuditshme dhe të fortë mes sasisë së çokollatës së konsumuar në një vend me numrin e fituesve të çmimeve Nobel, transmeton TCH. Dr. Franz Messerli zbuloi se zviceranët ishin të parët në këtë listë, të ndjekur nga danezët.

 Messerli tha për Reuters: “Po shikoja disa të dhëna në dhomën e hotelit sepse nuk kisha çfarë të bëja dhe nuk po i besoja syve. Vendet që konsumonin më shumë çokollatë kishin edhe më shumë të laureuar me çmime Nobel.

”Mendohet se të ngrënit e çokollatës mund të përmirësojë aftësinë e të menduarit pasi përmban antioksidantë që njihen me emrin flavonoidë, të cilët gjenden edhe tek kakao, çaji jeshil dhe vera e kuqe.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga