COROVODE- Një person ka mbetur i plagosur me thikë, pas një grindje në një lokal në Çorovodë. Shtetasi Dritan Cufe nga Çorovoda dhe banues në Tiranë, në bashkëpunim me Arben Cufe, ka tentuar të vrasë me thikë ish-kunatin e tij, Zeni Halija. Shkak është bërë divorci i Zeni Halijas, nga motra e Dritan Cufes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në lokal “Osumi” në Çorovodë.

Zeni Halija është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërsa policia e Çorovodës ka bërë të mundur sot arrestimin e dy shtetasve 35-vjeçari Dritan Cufe, dhe 39-vjeçarin Arben Cufe. Ndërkaq, materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme të ngjarjes.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)