“Shqipëria është ndoshta i vetmi vend evropian që nuk ka një ligj për pakicat kombëtare dhe për këtë arsye, serbët dhe popujt e tjerë të pakicave në atë vend nuk njihen si pakicë”.

Është kjo deklarata e deputetit të Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Aleksander Çotriç, njëherësh anëtar i komisionit parlamentar serb për diasporën dhe serbët në rajon.

Çotriç i cili kohët e fundit vizitoi Shqipërinë si anëtar i një delegacioni parlamentar, tha se këto fakte nxjerrin probleme të mëdha për të gjitha pakicat.

“Kjo nuk iu jep atyre mundësinë të arsimohen në gjuhën amtare; i bën të paaftë në marrjen e informacionit; cenon bashkëpunimin institucional me vendin amë për të mundësua që Serbia dhe Shqipëria të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, tha ai.

Sipas tij, problemet janë shtuar edhe më shumë kur  autoritetet shqiptare ndaluan edhe kursin e mësimit të gjuhës serbe, që prej pesë vjetësh zhvillohej në Fier, me argumentin se nuk i plotësonte kërkesat e caktuara nga ligji.

 “Vizita jonë kishte për qëllim që në takimin me Ministren shqiptare të Arsimit dhe Sporteve të zgjidhnim edhe këtë problem”, deklaroi Çotriç.  Sipas tij dhe regjistrimi i fundit i popullsisë ishte jo demokratik.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)