Makina tip 'Audi' fillimisht ka qenë në pronësi të ish-ministrit Tahiri, por ky i fundit e shiti më pas te Habilajt. Makina deri në 11. 06. 2015 ka qenë në pronësi të Tahirit, pavarësisht se është shitur më parë.
Por pas publikimit të përgjimeve nga Italia për Habilajt, prokuroria nisi hetimin për makinën. Nga një kërkim që ka bërë prokuroria rezulton se kjo targë nuk ështëmë në qarkullim, ky mjet është ç’regjistruar.
Mbetet për t’u parë nëse kjo makinë ekziston fizikisht. Sipas sistemit TIMS makina ndodhet në Shqipëri. Dosja e Habilajve po hetohet nga një grup prej 6 prokurorësh të Krimet e Rënda, ndërsa drejtohet nga titullari i këtij Institucioni Hajdarmataj.
dy.b/shqiptarja.com