Ç’mund të bëjë Edi Rama?
A mundet Edi Rama ta ndryshojë vendin e pashpresë, duke u bërë ylli i kësaj emergjence? Me këtë pyetje e nis një analizë të gjatë revista prestigjioze amerikane “Foreign Policy” për situatën në Shqipëri dhe qeverisjen e re të kryeministrit Rama.
A mundet Edi Rama ta ndryshojë vendin e pashpresë, duke u bërë ylli i kësaj emergjence? Me këtë pyetje e nis një analizë të gjatë revista prestigjioze amerikane “Foreign Policy” për situatën në Shqipëri dhe qeverisjen e re të kryeministrit Rama. “Një lajm i mirë nga një cep i botës. Të dielën e shkuar Edi Rama nisi punën si kryeministër i vendit”. Kështu e nis artikullin me titull “Basketbollisti”, gazetari James Traub.
Fillimisht “Foreign Policy” në artikull sjell detaje nga karriera politike e kryeministrit 49-vjecar të Shqipërisë duke u ndalur në fitoren e thellë ndaj rivalit Sali Berisha. “Rama ka jetuar në Paris, ish-pjesëtar i kombëtares shqiptare në basketboll, kjo një provë e inteligjencës së disafishtë. Për tre mandate kryebashkiak i Tiranës, udhëheqës protestash, një politikan i matur, me një mjekër të stilit bohemian, reformator i dedikuar, ndoshta gjëja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë për një kohë tejet të gjatë”, kështu e përshkruan revista amerikane kryeministrin e ri të Shqipërisë.
Duke konstatuar problemet që ndeshet qeveria e Ramës gazetari James Traub shkruan: “Vetëm Zoti e di nëse vendi mund të ndalet pasi Shqipëria është afër me vendet e Botës së Tretë”. Artikulli analizon modelin e qeverisjes lokale kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës duke vënë re ndërtimin e administratës bashkiake me njerëz të shkolluar jashtë që flisnin anglisht larg përvoja të mëparshme politike. “Rama, i cili e përshkroi njëherë politikën shqiptare si “niveli më i lartë i artit konceptual’, u kthye në Vaclav Havelin e Tiranës”, thekson “Foreign Policy”.
Shkrimi citon Erjon Velinë, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, i cili ka deklaruar se: “Ne po përpiqemi t’i tregojmë shqiptarëve se duket qartë kur qeveria i shikon ata në sy dhe u thotë: Ne jemi në këtë përpjekje së bashku duke vendosur standardin e transparencës së buxhetit dhe financave të vendit”.
“Foreign Policy” analizon edhe veprimet e ish-kryeministrit Berisha kur thotë: “Berisha, një adhurues i madh i tregut të lirë, jo vetëm që ftoi Steve Forbes në Tiranë, por e ktheu Shqipërinë një parajsë forbesiane duke vendosur taksën e sheshtë apo duke privatizuar shumë shërbime publike si energjinë elektrike dhe ujin”.
Por eksperimenti forbesian, nënvizon revista amerikane, dështoi me sukses pasi sot rritja ekonomike qëndron pezull tek zero. “Në të tilla kushte Rama ka bërë disa premtime si shëndetësi falas, investime në arsim etj,” thuhet në artikull, duke treguar vendosmëri në gjetjen e parave, vendosjen e taksës progresive dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.
“Foreign Policy” e quan pozitiv faktin e sjelljes në Shqipëri të kompanisë konsulente britanike Crown Agents, të cilët reformuan administratën fiskale në Bullgari.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
34.1%
-
Jo
61.8%
-
Deri diku
4.2%
Vota total: 361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
LIVE-112 vite Pavarësi- Shikoni paradën e Shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:54
-
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50