Ç’po ndodh me opozitën?

Ç’po ndodh me opozitën?
Ka tension në koalicionin opozitar. Shkaku i dukshëm është mosndryshimi i sistemit zgjedhor. Partitë e vogla kërkojnë vendosjen e proporcionalit kombëtar për një numër deputetësh. Ato mendojnë se në këtë mënyrë do të mund të përfaqësohen në Kuvend pa shtrirë dorën. Pavarësisht se e paelaboruar, pra edhe e mbarsur në një masë të caktuar me iluzione, kërkesa në fjalë është e drejtë. Shqipëria ka një sistem zgjedhor të papërshtatshëm dhe të padrejtë, që duhet ndryshuar patjetër. Sa më shpejt, aq më mirë. Po a mund të jetë kjo një arsye e përligjur për ftohje dhe ndarje midis partive që kanë bërë opozitën prej disa vitesh, në kushte të vështira, duke u përballur deri edhe me plumbat e regjimit të Berishës? Absolutisht jo. Ka shumë arsye për të cilat partitë afrohen apo largohen nga njëra tjetra. Ndarja për sistemin në kushtet e sotme është një arsye e dobët, që nuk i reziston gjykimit të shëndoshë. Po të ishte Partia Socialiste kundër ndryshimit të sistemit do të kishte kuptim deri diku që aleatët e saj, apo një pjesë e tyre, të fillonin të shikonin “zgjidhje te tjera” jashtë këtij koalicioni. Por Partia Socialiste ka deklaruar publikisht se është në favor të proporcionalit të korrektuar kombëtar. Deklaratat janë i vetmi mjet që tregon vullentin e partive kur duhet bërë një gjë që kërkon domosodshmërisht dy palë. Në krahun tjetër, Berisha vazhdon të mbetet hermetikisht i mbyllur për çështjen e sistemit dhe po fërkon duart për sherret prapa derës. Në rrafshin e së drejtës ai është duke u hyrë në hak partive të treta. Por politikisht është në lojën e tij. Disa sondazhe kon􀂿 denciale tregojnë se proporcionali kombëtar do të favorizonte dy partitë që Berisha i ka halë në sy, Aleancën Kuq e Zi dhe atë të Presidentit Topi.
Kjo është situata. Nuk bëhet po nuk deshi PD-ja. Sistemi nuk bën pjesë në paketën e garancive për të cilat opozita duhet të verë kushte deri në bojkotimin e zjedhjeve. Sistemi nuk është as i majtë, as i djathtë, aq pozitar, as opozitar. Po të ishte pikpamja për sistemin një vijë demarkacioni mes blloqeve politike në spektër, i bie që të gjitha partitë e vogla aleate me Berishën të dalin në opozitë. Kjo nuk po ndodh. Kuptohet sa absurde do të ishte lëvizja për këtë shkak në drejtimin e kundërt, nga opozita drejt pushtetit.
Gjithsesi, skenari po aq i keq për opozitën është edhe demotivimi i partive aleate deri në daljen e tyre vetëm apo në mosregjistrimin fare në fushatë. Në këtë shtjellë me shumë interferenca, shefi i opozitës Edi Rama ka barrën të investohet me durim dhe me art që treni i koalicionit opozitar të jetë sa më i plotë, solid, i frymëzuar. Partia Socialiste e ka në statut dorëheqjen e kryetarit në rast humbjeje. Kjo klauzolë nënkupton sovranitetin e tij në ndërtimin e një aleancë fituese. Për këtë pikë ai mund të pyesë njëmijë vetë e në fund të bëjë si di vetë. Kjo nuk është antidemokratike në kushtet e klauzolës në fjalë. Nga ana tjetër nuk ka asnjë arsye që forumet dhe bashkëpunëtorët e tij luajajë në parti të mos e ndihmojnë e mbështesin. Një nga ish oponentët e tij brenda partisë, Ben Blushi, u shpreh këto ditë për zgjerimin e aleancës së PS-së me votuesit shqiptarë, si një zgjidhje që kompenson “aleancat shumë më të vogla dhe shumë më të padobishme”. Në rastin më të mirë, kjo e Blushit është tautologji. Vetë partitë aleate janë komunitete qyetarësh, apo votuesish. Aleanca me një subjekt politik është konkrete dhe ka përparësi në raport me aleancën abstrakte me votuesit. Mandej partitë nuk janë në aleancë me votuesit e tyre. Po ky është diskutim tjetër.
Partia Socialiste nuk fiton pa aleatët. Aq më pak aleatët mund të fitojnë pa PS-në. Në këtë vetëdije duhet të rimarrë jetë përgjegjësia e tyre përbashkët për domosdoshmërinë e rrotacionit të pushtetit. Do të thotë që as në PS të mos ecin me mendimin cinik “nuk kanë ku shkojnë”, as partitë aleate të mos e mbështesin aksionin e tyre të mundësia për të prishur punë. Po të jetë për t’u prishur, humbjen më të madhe do ta ketë kush nuk ka argument, domethenë kush ka faj. Por ekziston po të kërkohet me vullnet rrugëdalja e drejtë nga kjo turbulence. Ndërkaq nuk duhet harruar se aleati numër një i suksesit politik është vota e qytetarëve. Nëse PS i ka tendosur në ekstremin e mundshëm rrjetat e veta, partitë aleate kanë akoma mundësi për t’u rritur.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata