Kryeministri Sali Berisha deklaroi në media se Qeveria do të nxjerrë një vendim për t’u dhënë tokën falas personave që dëshirojnë të ndërtojnë shkolla private. Shqiptarët e kanë respektuar me rigorozitet pronën private. Historikisht ata e kanë dashur dhe e duan dijen dhe kanë nevojë për shkolla.
Janë të shumtë ata që kanë liruar shtëpitë e tyre për të çelur shkolla. Por si duhet zgjidhur sot problemi i shkollave? Si gazetare dëshiroj të sensibilizoj në radhë të parë zotin Berisha, Qeverinë dhe të gjithë politikën e çoroditur shqiptare. Për të gjithë, nuk ka asnjë dyshim se shkollat private dhe kampuset, ashtu si dhe zhvillimi i turizmit, i banesave, etj ndërtohen mbi tokë.
Lindin disa pyetje. Tokën e kujt do t’i falë kryeministri atyre që shprehen të gatshëm të ngrenë sot një shkollë? A ka prona Qeveria? Çdo të bëhet me tokën e falur, nëse pas 2-3 vjetësh, personi që ndërtoi shkollën dhe kampusin shpall mbylljen e këtij aktiviteti?
I rekomandoj Kryeministrit, deputetëve dhe politikanëve të të gjitha pikëpamjeve të analizojnë me kujdes artikujt, kërkesat, literaturën juridike dhe peticionin e pronarëve të ligjshëm në faqen www.defendingproperty.com.
Nga qytetarët që kanë nënshkruar peticionin në këtë faqe më bënë përshtypje një koment që thotë: ”Pa u kthyer prona tek pronari i ligjshëm, nuk ka për të ecur përpara Shqipëria” dhe komentin tjetër që thotë: ”prona e trashëguar është atdheu i gjithsecilit. Të gjithë së bashku ta mbrojmë atdheun tonë”. Por, a mendojnë kështu Presidenti, Kryeministri, deputetët dhe politikanët?
Në mënyrë që procesi i integrimit të eci me ritmet e duhura dhe të mos bëjë hapa prapa, siç ka bërë prona, sugjeroj që Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian dhe Komisioni i Ligjeve të caktojnë një afat kohor që Qeveria nëpërmjet institucionit të Prefektit, të përfundojnë shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë sipas VKM nr. 1296 datë 17.09.2008. Të kërkohet dhe të publikohet në bazë Qarku një raport i rezultateve të punës së Prefektëve nga 2008 deri sot.
Po ashtu, mazhoranca t’i propozojë Kuvendit që t’i ndikojë Komisionit të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme, që në bazë të dokumenteve të AQSH, etj, të bëjë në bazë qarku evidentimin e pronave të Shtetit dhe pronat që shteti i diktaturës ua ka shpronësuar shtetasve. Shteti demokratik ka detyrimin kushtetues t’ua kthejë subjekteve të shpronësuar. Kjo do të lehtësojë transparencën pronës në përgjithësi dhe të pasurive të politikanëve në veçanti.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.02.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com