Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit ishte dje i pranishëm në publikimin e rezultateve të projektit “Vlerësimi i Hapësirave për Korrupsion në Legjislacionin Shqiptar”, i zbatuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore. Vlerësimi mundëson analizimin dhe shqyrtimin e draft vendimeve dhe ligjeve duke evidentuar hapësirat dhe risqet potenciale që passjellin korrupsion.
Ekspertët kanë bërë vlerësimin e 62 akteve ligjore dhe rezulton se në secilin prej tyre gjendet të paktën një nga problematikat e trajtuara në manualin e hapësirave për korrupsion: gjuha e përdorur; koherenca e draftit dhe ndërveprimi i tij me legjislacionin ekzistues;mënyra e vendosjes dhe përkufizimit të detyrave të autoriteteve publike.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit Bledi Çuçi ndërsa vlerësoi se lufta ndaj korrupsionit mbetet prioritet për shoqërinë shqiptare ndau angazhimin e qeverisë për ngritjen e mekanizmave që ngushtojnë hapësirat për korrupsion që në procesin e draftimit të legjislacionit.
“Po mendojmë të konsolidojmë një metodologji unike dhe një trup të specializuar ekspertësh ligjor për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacionin tonë. Ky është një objektiv strategjik, i përfshirë në dokumentet e politikave të qeverisë për rritjen e transparencës dhe parandalimin e korrupsionit.
Menduam të bëjmë këtë pilotim, pikërisht për të konsoliduar këtë strukturë që do të merret me vlerësimin e hapësirave që mund të krijohen, edhe në mënyrë të pavullnetshme në legjislacion për korrupsion.
Me të marrë rezultatet e pilotimit, do të nisim procesin e inkuadrimit të këtij filtri që rrit ndjeshëm cilësinë e projekt-akteve brenda procedurave për hartimin e legjislacionit që kemi si qeveri. Se ku do jetë dhe si do jetë kjo strukturë kjo është një vendimmarrje e qeverisë”, u shpreh ai.
Ministri Çuçi nënvizoi se të gjitha gjetjet e studimit do të pasqyrohen në ndryshimet përkatëse në legjislacionin shqiptar. “Është një proces mjaft i mirë dhe së bashku me angazhimin e qeverisë për modernizimin e shërbimeve ndaj publikut përbëjnë dy nga shtyllat kryesore për parandalimin e korrupsionit.
Jemi në rrugë të mbarë për të strukturuar procesin e parandalimit të korrupsionit. Duhet të parandalojmë që në burim hapësirat e korrupsionit për të evituar probabilitetin e abuzimit në zbatim” vijoi ai. Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, znj.Devvi Van Der VVeerd theksoi se lufta ndaj korrupsionit mbetet një prioritet për Shqipërinë në kuadër të plotësimit të 5 kritereve kyçe për përparim në rrugën integruese drejtë Bashkimit Europian.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com