Çumani: Humanizmi i
shqiptarëve për jetimët mungon

Çumani: Humanizmi i<br />shqiptarëve për jetimët mungon
TIRANE - Fëmijë jetimë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të veshur me bluza dhe kapele të bardha, u mblodhën dje në një marshim në rrugën pedonale "Murat Toptani", ku është vendosur dhe një ekspozitë fotografike mbi 97 vjetorin e strehës së parë vorfnore.

Aktivitetet sensibilizuese, për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve me mungesë prindërore, u organizuan nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë me mbështetjen e Zonjës së parë, Odeta Nishani.

Nën sloganin “Duam dashuri jetëgjatë, jo vetëm për fushatë”, para qytetarëve dhe të pranishmëve në këtë aktivitet, parakaluan rreth 200 fëmijë nga institucione dhe qendra rezidenciale të ndryshme në mbarë vendin.

Fëmijët e moshave nga 6 deri më 14 vjeç kishin ardhur së bashku me kujdestaret e tyre nga qytete si, Shkodra, Berati, Elbasani, Pogradeci, Saranda, Kavaja, etj.

Ilir Çumani Drejtor i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë u shpreh se “ Problematikat e tyre janë të gjithanshme, dhe të një game të gjerë.

Një prej tyre është dhe mungesa e humanizmit të shoqërisë. Humanizmi do ta bënte shoqërinë tonë më të drejtë dhe më aktive duke i lehtësuar plagët sociale këtyre fëmijëve”, shprehet Çumani.

Drejtuesi i Instituti Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë tha se sloganin “Duam dashuri jetëgjatë, jo vetëm për fushatë”, e kanë zgjedhur vetë fëmijët.

“Ky slogan është një apel që fëmijët e sjellin në këtë ditë të veçantë, për politikanët që në një farë mënyre janë dhe shkaku kryesor i dramës së këtyre fëmijëve” thotë Çumani.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G