CDC ndryshon qëndrim për maskat: Mbron edhe personin që e mban, jo vetëm të tjerët rreth tij

CDC ndryshon qëndrim për maskat: Mbron edhe personin që e mban, jo vetëm të tjerët rreth tij

Mbajtja e maskës së fytyrës mund të ndihmojë edhe personin që e vendos, jo vetëm ata përreth tij, nga përcjellja e koronavirusit. Kështu thotë Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në udhëzimin e ri të nxjerrë të martën në lidhje me Covid-19.

Ky është një ndryshim nga qëndrimi i mëparshëm i CDC, ku thuhej se përfitimi kryesor i maskës ishte mbrojtja e personave të tjerë nga mbajtësi i saj.

Maskat prej lecke, thotë CDC, bllokojnë koronavirusin që të përhapet nga fryma e personit që mban maskë, por bllokon gjithashtu edhe virusin të depërtojë përtej saj. Sipas CDC, ky udhëzim i ri bazohet te një seri studimesh që tregojnë se rreziku i transmetimit të viusit ulet deri në 70%.

CDC thotë gjithashtu se disa maska lecke janë po aq efikase sa ato kirurgjikale dhe sa më shumë shtresa të ketë maska, aq më shumë mbron nga transmetimi dhe marrja e koronavirusit.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja