Rikthimi në shkolla pas pushimeve me puthje e përqafime! Nxënësit për Report Tv: Këtë vit do të arrijmë rezultate të larta! Jo të gjithë mbajnë maska

Për vitin e ri 2022 kjo e mërkurë shënoi ditën e parë të rikthimit në shkolla pas pushimeve të fundvitit për nxënësit e arsimit parauniversitar. Me kamerën e Report Tv u pyetën të vegjlit si i shfrytëzuan ditët e pushimit, a i neglizhuan ndopak detyrat e ngarkuara nga mësuesit dhe a kanë objektiva për rezultate më të larta në këtë vit të ri.

“Ja kaluam shumë mirë. Rezultatet do jenë më të larta se vitin e kaluar. Lexova dhe një libër. Këtë vit do marr vetëm 10-ta.”-shprehen disa nga nxënësit.

Prindërit nga ana tjetër thonë se kanë qenë më të vemendshëm dhe kujdesshëm në mbarëvajtjen dhe jo neglizhencën e mësimeve.

“Nuk i neglizhuam."-shprehet një prind.

"I lamë pushim.”-shprehet një tjetër.

Pas rikthimit në shkolla, malli për shokët e shoqet e klasës i ka afruar nxënësit me tyre dhe masat e distancimit social nuk janë respektuar. Nga vëzhgimi që bëmë rezultoi se një pjesë e madhe i kanë thyer rregullat antikovid pasi ishin pa barrier mbrojtëse.

“Ne i respektuam masat. Jo të gjithë i mbajnë maskat.”-shprehen disa nxënës.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)