KALIFORNI-Të shikosh dritat e makinave të policisë që po ndizen drejt teje, zakonisht parashikon diçka jo fort të mirë.
Megjithatë për një adoleshent në Kaliforni kjo shenjë ka sinjalizuar fillimin e një përmirësimi të madh në jetë.
18-vjeçari Jourdan Duncan po kthehej në shtëpi vonë në mbrëmje kur u ndalua nga policia.
“Oh, shpresoj që të mos kem bërë ndonjë gjë”, ka menduar i riu në atë moment.
Por në vend të një qortimi, adoleshenti ka marrë një makinë dhuratë.
Fillimisht disa efektivë të policisë i kanë dhuruar biçikletën por më pas kanë mbledhur paratë për një makinë.
Jourdan ka treguar se makina e tij ishte prishur dhe nuk kishte asnjë mënyrë tjetër të shkonte në punë veçse duke bërë 5 orë rrugë në këmbë.
Pavarësisht kursimeve, shumicën e parave ai i shpenzonte për shkollimin si dhe për të ndihmuar prindërit.
“Njerëzit e përdorin distancën si një pengesë për të mos punuar”, është shprehur punonjësi i policisë i befasuar nga përkushtimi i adoleshentit.
Departamenti i policisë ka arritur të mbledhë 33,868 £ të cilat adoleshenti i ka përdorur për të blerë një Volkswagen të dorës së dytë ndërsa pjesa tjetër do të shkojnë për shkollimin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com