Çdo martesë është e suksesshme
për të njëjat arsye, ja cilat janë ato

Çdo martesë është e suksesshme<br />për të njëjat arsye, ja cilat janë ato
Një vajzë dy javë para se të martohej ka vendosur të marrë këshillat e nevojshme para këtij hapi të rëndësishëm. Ajo ka kërkuar leksione nga kushdo që kishte mbi 10 vite martesë e vijonte të ishte i lumtur.
 
Më shumë se 1500 njerëz i janë përgjigjur me seriozitet duke mbushur disa faqe nga jeta e tyre. Asaj iu desh një punë voluminoze t’i lexonte të gjitha dhe t’i përmblidhte në një material të vetëm megjithatë në fund ia arriti qëllimit dhe rezultati ishte: thuajse të gjithë thanë të njëjtat gjëra.
 
Si disa nga arsyet e lumturive të ngjashme në marrëdhënit në çift ajo ka listuar:
 
1. Qëndroni bashkë për arsyet e duhura.

 Nuk duhet të jeni me dikë duke u ndikuar nga presioni i jashtëm.
 
“Herën e parë u martova sepse isha rritur si katolik dhe supozohej të bëja diçka të tillë. E gabuar. Herën e dytë u martova sepse po kaloja një periudhë të vështirë dhe ndihesha vetëm ndaj dhe mendova se një grua e dashur do më ndihmonte të rregulloja gjitçka, edhe këtë herë gabova. M’u desh martesa e tretë që të kuptoj se arsyeja e vetme pse duhet të qëndrojmë me dikë është se thjesht dëshiron të jesh me atë njeri”,
ka shkruar Greg.
 
Kishte edhe shume histori të ngjshme që tregonin se është e pamundur të jesh i lumtur me dikë i shtyrë nga ndikimi i miqve apo familjes, të qëndrosh në një marrëdhënie për hir të imazhit të qëndrosh me shpresën naive se dashuria do të vijë në të ardhmen dhe gjithçka do të zgjidhet, etj.
 
2. Të kesh pritshmëri realiste mbi marrëdhëniet dhe romancën 

“Ka njerëz që mendojnë se jeta në çift është një jetë e mbushur tërësisht me dashuri dhe kujdes. Nuk duhen pritshmëri të një jete idelae në çift. Mund të ketë ditë që zgjohesh pranë një njeriu dhe mendon se përse ai vazhdon të jetë pranë teje. Njerëzit shpesh nuk durojnë as veten dhe problemet janë pjesë e pashmangshme në jetën në çift, megjithatë ato vetëm sa mund të rrisin dashurinë nëse realisht ekziston”, shkruan Paula.
 
3. Gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie nuk është komunikimi, por respekti 
“Mund t’u them vetëm një gjë, më i rëndësishëm se gjithçka është respekti, as tërheqja seksuale, pamja, besimi fetar, apo mendimet e përbashkëta. Ka raste kur nuk ndien dashuri për partnerin është e vërtetë, por kurrë nuk do ta humbasësh respektin për të”
, shkruan Laurie.
 
Nga leximi i letrave rezultoi se njerëzit që kishin martesa shumë të gjata theksin e diskutimit e kishin te respekti.
 
4. Flisni hapur për gjithçka, veçanrëisht për gjërat që u lëndojnë apo shqetësojnë 
“Ne gjithmonë flasim me njëri-tjetrin për gjërat që na shqetësojnë apo na bëjnë të të ndihemi keq. Kemi shumë miq që kanë probleme në martesat e tyre sepse nuk i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë i shqetëson. Unë s’mund ta ndihmoj një mike, ajo ka nevojë të flasë më bashkëshortin e saj, sepse ai është i vetmi që mund ta ndihmojë”, shkruan Ana.
 
Kjo është linja e mendimit që kanë thuajse të gjithë ndërsa theksojnë se sekreti i lumturisë është një martesë pa sekrete.
 
Këto janë vetëm disa nga mënyrat se si mund të ketë një marrëdhënie të shëndoshë, por me siguri të gjithë ju nëse do të keni një diskutim më këdo që jeton një martesë të suksesshme do arrini të zbuloni edhe arsye të tjera të thjeshta që janë çelësi i jetëgjatësisë për këdo.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla