Çdo të bëhet me muzeun
në Korçë dhe Piramidën

Çdo të bëhet me muzeun<br />në Korçë dhe Piramidën
TIRANE- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u mblodh sërish këtë muaj për të diskutuar një sërë problematikash të fushës. Qëllimi i takimit kishte të bënte me prezantimin e Forumit të Trashëgimisë, si një zë dhe opinion intelektualësh, pa bindje politike, por me dëshirën e mirë në mbrojtje të Trashëgimisë kulturore. Takimi theksoi idenë se ky grupim vullnetar do të vazhdojë të jetë një Forum aktiv në mbrojtjen e këtyre çështjeve, pavarësisht ikjes se një qeverie apo një ministri, u tha dje në mbledhje.   

Në veçanti Forumi i Trashëgimisë është shumë i shqetësuar për situatën ku ndodhet Shtëpia ku u shpall Republika e Korccës dhe takimi i mbrëmshëm u përqendrua më shumë në këtë pikë. Në mbarim të këtij takimi ku ishin shumica e anëtarëve të saj, u ra dakord që Forumi t’i bënte publike konkluzionet që dolën nga ky takim. “Shtëpia e Republikës në Korçë (informacionet janë që është rrafshuar tërësisht, dhe janë hequr prej aty dhe gurët. Bazuar ne ligjin për trashëgiminë, duhet që kjo shtëpi, të ribëhet sikurse ishte). Për këtë duhet të shprehet edhe Ministria e Kulturës”, shkruhet në pikën e parë të raportit të këtij forumi. Gjithashtu anëtarët e forumit kanë rënë dakord edhe që të bëhet “Anulimi i ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, që automatikisht ka vendosur për prishjen e Piramidës. Pika e tretë që u trajtua në mbledhje ishte “Rivendosja në listën e objekteve Monument Kulture të të gjithë atyre objekteve që janë hequr gjatë këtyre viteve nga lista. Gjatë mbledhjes, Forumi ka trajtuar edhe çështjen e një vargu akuzash, të cilat kane pasur edhe ndjeshmëri të madhe publike.

“Forumi i Trashëgimisë do t’i kërkojë Ministrisë së Kulturës që të bëjë publike të dhëna, argumente e informacione, se si do të ndiqen tani e në vazhdim këto çështje me ndjeshmëri të lartë. Në veçanti informacion publik për shpenzimet e taksapaguesve shqiptare që janë përdorur në restaurime, si, ku, kanë përfunduar këto investime publike”, theksohet në raportin e këtij forumi. Mbledhja ka pasuar edhe një rekomandim për Ministrinë e Kulturës, ku thuhet që të bëhet vendosja e tabelave informuese të gjithë monumenteve të Kulturës në të gjithë vendin. Gjatë kësaj mbledhjeje forumi nuk ka harruar që të ribëjë edhe një herë publik shqetësimin e madh për ndërtimet e paligjshme në Kalanë e Prezës, në Gjirokastër, Sheshi Fantazia dhe në hyrje të Kalasë së Krujës. “Forumi dëshiron t’i kërkojë Ministrisë se Kulturës që i gjithë dokumentacioni teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimit të behet edhe publik në website online”, shkruhet në raportin e kësaj mbledhjeje, ku hidhet edhe ideja që “një përfaqësues i Forumit, sipas çështjeve, të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Restaurimit pa të drejtë vote”.

Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet