Kriza aktuale poliitke mund të ndikojë drejtpërdrejtë në vendimin e KiE për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, thotë se duhet të nisë dialogu pa kushte mes opozitës dhe mazhorancës për zgjidhjen e krizës, që ata e cilësojnë si krizë shtetërore. Po ndryshe nga sa kishte propozuar pak ditë perpara, nuk ka permendur më shtyrjen e zgjiedhjeve të 30 qershorit. Në një deklaratë për median, pas rekomandimit pozitiv të KE për çeljen e negociatave, Wadephul ka ripërsëritur se janë të gatshëm që të ndërmjetësojnë dialogun pa kushte.
Disa herë në këto vitet e fundit Johann David Wadephul ka shprehur pozicione politike kundër qeverisë socialiste. Në qershor 2018 ka qenë një nga mbështetësit e fortë të shtyrjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë.
"Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë midis qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën shtetërore. Grupi parlamentar i CDU / CSU është ende i gatshëm të ndihmojë. Të dyja palët duhet, megjithatë, të përgatiten për një dialog të tillë pa parakushte. Asnjë temë nuk mund të përjashtohet që nga fillimi", shkruhen në deklaratë.
Deklarata e plotë e Johann David Wadephul
Komisioni Europian paraqiti dje raportin e progresit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe rekomandoi se negociatat për anëtarësimin duhet të hapen për të dyja vendet. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann David Ëadephul, shpjegon:
“Grupi parlamentar i CDU/CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do t’i krahasojë me analizat e tjera që ka në dispozicion. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm, nëse janë plotësuar kushtet për nisjen e bisedimeve të pranimit me dy vendet.
Megjithatë, një shqyrtim i tillë nuk duhet bërë me ngut. Kjo nuk do ishte e pranueshme për popullin gjerman dhe do të ishte e padrejtë edhe për vendet në fjalë.
Në këtë kuptim, Bundestagu gjerman nuk do të jetë në gjendje të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit, siç u pajtuam me kolegët e grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate (SPD)
Një analizë fillestare tregon se Shqipëria, deri më tani, nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim, siç u kërkua nga ministrat e Jashtëm të BE më 28 qershor të vitit 2018.
Nuk ka një sistem gjyqësor funksional. Nuk funksionojnë as Gjykata Kushtetuese dhe as Gjykata e Lartë. Nuk janë krijuar as njësia antikorrupsion SPAK dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivele të ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit, por ka shumë pak raste të procedimeve për korrupsion në nivele të larta dhe as dënime. Në mënyrë të ngjashme, janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar.
Përveç kësaj, nuk është nisur asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve dhe kriminelëve të përgjuar në fillim të vitit për blerje të votave. Në fund të fundit, ligji i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm nuk është miratuar akoma.
Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për negociatat e pranimit.Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE-së në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë mes qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën shtetërore.
Grupi parlamentar i CDU/CSU është ende i gatshëm që të ndihmojë. Të dyja palët duhet, megjithatë, të përgatiten për një dialog të tillë pa parakushte. Asnjë temë nuk mund të përjashtohet që nga fillimi”, shkruhen në deklaratë.