Cech inspiron londinezët:
Në Munchen nuk ikim për turizëm

Cech inspiron londinezët:<br />Në Munchen nuk ikim për turizëm
Portieri i Çelsit, Petër Çeh e sheh si pozitive faktin që skuadra e tij nuk do të hyjë në finalen e Ligës së Kampionëve në “Allianz Arena” si favorite. Ai e sheh presionin në anën e Bajernit të Mynihut, që do të luajë në shtëpi.

“Është një finale dhe shanset janë 50-50. Por të luash në stadiumin tënd përbën një avantazh në shumicën e rasteve, edhe pse ndonjëherë ky favor mund të shndërrohet në presion në rast se gjërat nuk shkojnë mirë" tha portieri Çeh.

"Unë nuk mendoj se ata janë favoritë për shkak të përbërjes së skuadrës, por pikërisht prej koincidencës, që do e luajnë finalen në shtëpi”, ka thënë portieri i Çelsit. Për çekun, fati deri në rrugën e Mynihut ka qenë me skuadrën e Hejnkesit: “Rezultati i finales varet shumë nga mënyra se si skuadrat do ta përballojnë presionin. Ne nuk do të shkojmë në Mynih për turizëm, por për të fituar”.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë