ANKARA, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Turqia u dënua sot nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (CEDH) për mbajtjen në paraburgim prej më shumë së një vit të dy gazetarëve investigativ.
Personat në fjalë, Nedim Sener dhe Ahmet Sik, janë dy gazetarë të njohur në Turqi, të cilët u arrestuan në vitin 2011 pas akuzave se kishin ndihmuar një organizatë të dyshuar për rrëzimin e qeverisë islamo-konservatore.
Pas dy kërkesave, dy të ndaluarit, të mbështetur nga organizatat për mbrojtjen e lirisë së shtypit, u liruan në mars 2012, pak më shumë se një vit pas arrestimit, por ata rrezikojnë deri në 15 vjet burg.
Sener dhe Sik u akuzuan se kishin ndihmuar rrjetin e quajtur Ergenekon, të dyshuar se kishin krijuar një terren të favorshëm për një grusht shteti në Turqi./
/ec/
/Shqiptarja.com