Çefa: Të zgjidhet çështja e Dajtit
masa avokatëve që shtyjnë seancat

Çefa: Të zgjidhet çështja e Dajtit<br />masa avokatëve që shtyjnë seancat
TIRANE- Pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj Dritan Dajtit për të disatën herë për shkak të mungesës së avokatëve ka ardhur edhe reagimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas nënkryetarit të këtij institucioni, Elvis Çefa, gjyqtarët duhet të sensibilizohen që procesi të mos dështojë. Çefa tha se “do të merren masa ndaj avokatëve që çojnë në dështimin e proceseve. Masat në raste të kostatimit të zvarritjes së procesit do të bazohën në ligj ndaj të gjithë aktorëve në këtë proces”, tha Çefa.

Numri dy i KLD-së theksoi se “gjykata duhet t’i japë zgjidhje çështjes Dajti, sa më shpejt, pasi kjo është një situatë e zgjatur prej kohësh”.

Vetëm një ditë më parë, i pandehuri Dritan Dajti, akuzoi gjyqtarët për zvarritje të procesit gjyqësor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Pendarovski pranon humbjen! Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Pendarovski pranon humbjen! Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe