Finalja e Conference League në Tiranë/ Ceferin letër falënderimi: Provuat që ishit zgjedhja e duhur, vend i përsosur! Qytet modern e mikpritës
Conference League në Tiranë
Organizimi i finales së Conference League më 25 maj në Tiranë ishte një sukses i jashtëzakonshëm për kryeqytetin. Këtë vlerësim kanë edhe organizmat e huaja të futbollit. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ku i shpreh të gjithë urimet dhe falënderimet për organizimin me sukses të këtij eventi. Kreu i futbollit europian tregon emocionet e asaj nate, teksa shprehet se finalja ishte prova e fundit për Tiranën, si zgjedhja e duhur për këtë event, ndërsa shkruan edhe për veçantitë e qytetit. Presidenti Ceferin falënderon Presidentin Duka veçanërisht dhe të gjithë FSHF-në për energjinë në këtë organizim madhështor!
Letra e plotë e Ceferin
I dashur President, i dashur Armand, faleminderit për pritjen e finales së edicionit të parë të UEFA Conference League në Tiranë. Dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe juve për organizimin me sukses të një eventi kaq prestigjioz dhe sfidues. Nuk do t’i harroj kurrë emocionet e tifozëve kur në fushën e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë zbritën lojtarët e Romës dhe Feyenoord. Një valë kaq unike, elektrizuese e energjisë pozitive që u dha zemër të gjithëve, edhe atyre me më përvojë.
Kjo ishte prova e fundit që Tirana ishte zgjedhja e duhur për këtë rast historik. Një qytet tërheqës kulturalisht, modern, shumë mikpritës për gjithkënd ishte vendi i përsosur për finalen inauguruese të një kompeticioni ndërkombëtar të shumëpritur.
I dashur Armand, më qartë, ju falënderoj për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në muajt përpara turneut. Uroj që ju dhe Federata Shqiptare e Futbollit të ruani të njëjtën energji dhe pasion në të ardhmen. Shpresoj që kjo finale do të jetë një ngjarje historike për Shqipërinë dhe rritjen e futbollit në vendin tuaj.
Sinqerisht,
Aleksander Ceferin
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor, 14:26
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor, 12:21
-
Sylvinho 's'e ka parë' ende, Fiorentina ofron 10 milionë euro për Cristian Shpendin
22 Nëntor, 11:11
-
I doli emri si trajner te Inter Miami, Sylvinho tregon të ardhmen: Më vjen keq për rezultatin e fundit me Shqipërinë
22 Nëntor, 08:49
-
Beckham zgjedh Sylvinhon, trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi
21 Nëntor, 15:38
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Kombëtarja duhet të 'fshijë' vitin 2024, pësuam shtatë humbje dhe 15 gola
21 Nëntor, 11:19
-
Kalendari/ Kryesuesit luajnë në shtëpi, spikat AF Elbasani - Tirana! Superliga rikthehet në dy ditë
21 Nëntor, 09:41
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Shorti më 22 nëntor, skuadrat çerekfinaliste dhe verdiktet e plota në Ligën e Kombeve
20 Nëntor, 17:44
-
Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos
20 Nëntor, 16:43
Shyqyr qe e ka shkruar per kreun e Federates se per te bashkise do qe 10 mil euro. Le per te qeverise!!!
PërgjigjuIronia nuk ka kufijë, kjo leter èshtë shkruar për 1 mil € ( Një milion Euro) për ta knaqur shefin e diktaturës shqiptare dhe për ta ”mashtruar” popullin . Bravo Lali je i paparë!
Përgjigju