Çeki/ Një muaj nga sulmi me armë zjarri që shkaktoi vdekjen 14 studentëve, universiteti 'Charles' në Pragë rihap dyert

Çeki/ Një muaj nga sulmi me armë zjarri që shkaktoi vdekjen 14 studentëve, universiteti 'Charles' në Pragë rihap dyert

Saktësisht një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Universitetin "Charles" në Pragë, ky institucion është rihapur pjesërisht të dielën për studentët, profesorët dhe personat tjerë të interesuar.

Gazetarëve dhe fotografëve u është kërkuar që të mos marrin pjesë në hapje.

Dega e Arteve në këtë universitet çek është tronditur më 21 dhjetor 2021, kur një student ka nisur të shtëna masive me armë zjarri, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Ai, më pas, e ka vrarë veten.

Aktualisht janë duke u zhvilluar shumë hetime për sulmuesin dhe përgjigjen e policisë çeke ndaj sulmit.

Qëllimi i rihapjes së Fakultetit të Arteve të dielën që është t’iu ndihmojë studentëve dhe stafit që t’i kthehen jetës akademike, me ligjërata të shkurtra, shkëmbime librash dhe performanca muzikore.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se do të ofrohen edhe konsulta psikologjike për ata që kanë nevojë.

Besohet se riparimet në katin e katërt të ndërtesës, ku ka ndodhur sulmi, do të kushtojnë dhjetëra mijëra euro.

Ligjëratat e rregullta për semestrin pranveror në këtë fakultet do të nisin më 19 shkurt, përveç katit të katërt.

I themeluar më 1347, Universiteti "Charles" është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë.

Sulmi i 21 dhjetorit ka qenë më i rëndi në historinë moderne të Çekisë./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion