Ministri i Brendshëm takim me homologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
Ervin Hoxha dhe Vit Rakusan
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Pragë, në krye të një delegacioni që përbëhej nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), ku u prit nga zv.kryeministri dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Çekisë, Vit Rakusan.
Një fushë me interes që u diskutua ishte bashkëpunimini mes dy vendeve është ajo për sekuestrimin dhe rikuperimin e aseteve me burim kriminal.
Po ashtu, dy ministrat bashkëndanë vlerësime për nivelin e dialogut politik, ku Çekia renditet tek një nga vendet që ofron mbështetje të palëkundur në rrugën integruese të vendit në BE.
Ministri Hoxha e vlerësoi takimin si shumë të frytshëm dhe miqësor.
"Sapo përfundova një takim miqësor me Ministrin e Brendshëm të Republikës Çeke, i cili më siguroi mbështetjen që do të japë Republika Çeke për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Bashkë me mua, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të thelluar bashkëpunimin midis dy policive tona. Vlerësuam bashkarisht komunitetin shqiptar që jeton në Çeki, një komunitet i mirëintegruar dhe është një urë lidhëse midis dy popujve tanë. Homologu çek mirëpriti ftesën për të vizituar Shqipërinë në fillim të muajit qershor, kohë e cila përkon me hapjen e sezonit turistik, ku tashmë e dimë që një pjesë e konsiderueshme e turistëve vijnë edhe nga Çekia", tha Hoxha.
Kryeadministratorja Risena Xhaja pati një bisedë me homologët çekë, për të ndarë eksperiencën dhe përfituar asistencë dhe përvojë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.4%
-
Jo
41.4%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Vuçiçi po e humb mbështetjen në Serbi, por e ka mbështetjen e madhe ndërkombëtare
17 Mars, 10:27
-
'Sa herë krenoheni me këtë BE', Rama i përgjigjet komentuesit në 'Sy m'Sy': Stacioni i shpëtimit tonë kombëtar nga hijet e së shkuarës
16 Mars, 20:05
-
Pse nuk e takoi Komisionerja e BE-së Berishën? I padëshiruar edhe nga Europa?
14 Mars, 19:16
-
Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad
14 Mars, 15:58
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
BE, përfitimet ekonomike nga plani i riarmatimit
9 Mars, 21:06
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
BE: Serbia me sjelljen e saj po e shkel Marrëveshjen e Ohrit
8 Mars, 15:34
-
Von der Leyen: Trump ka nevojë për mbështetjen e BE-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
7 Mars, 22:29
-
Kreu i delegacionit të BE takohet me gjyqtarët e GJK, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese
6 Mars, 19:28
-
Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024
6 Mars, 15:42
-
Jo vetëm gjyqtarët e prokurorët, do merren në mbrojtje dhe policët e kërcënuar nga krimi! Ja vendimi i Qeverisë (VIDEO)
6 Mars, 13:04