Çeki - Shqipëri në Ligën e Kombeve, UEFA cakton arbitrat nga Franca për drejtësinë

Çeki - Shqipëri në Ligën e Kombeve, UEFA cakton arbitrat nga Franca për drejtësinë

Benoît Bastien

Francezi Benoît Bastien si kryesor, me ndihmësat e tij Hicham Zakrani, Aurelien Berthomieu dhe Thomas Leonard do jenë ata që do vendosin drejtësi në "EPET Arena" të Pragës, aty ku të premte në 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Çekisë për ndeshjet e treta në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Shqipëria sfidon Çekinë në një ndeshje vendimtare në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Bilanci mes dy skuadrave në përballjet direkt është në ekuilibër të plotë. Në 3 ndeshje të luajtur, secila skuadër ka fituar nga një takim, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim.

Fitorja e djemve kuqezi erdhi fiks një vit më parë kundër çekëve (3-0), më 12 tetorin e 2023 për kualifikueset e Euro 2024.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare