Zëdhënësja e CEZ Group, Barbora Pulpanova ka deklaruar për Reuters se prej një viti policia çeke kishte nisur të mblidhte informacione për investimet e kompanisë energjetike në Shqipëri.
“Ne vazhdimisht i kemi dhënë informacionet e nevojshme policisë”, tha Pulpanova, duke qenë e rezervuar për detaje të mëtejshme. I njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga policia Antikorrupsion dhe ajo Bashkiake, shkruan Reuters, të cilat gjithashtu nuk kanë pranuar të komentojnë në lidhje me lajmin.
Në hetimin e 4 marrëveshjeve të kompanisë CEZ përfshihet edhe shitja e 50 % të aksioneve të minierës së qymyrit në Gjermani, Mibrag si dhe marrëveshja për furnizimin e magazinave në impiantin e energjisë bërthamore Temelin, të fokusuara në shkelje të mundshme të ligjeve të prokurimit. Shkrimi origjinal
CEZ: HUMBJET NE SHQIPERI, SEPSE BLEME ENERGJI ME CMIM DYFISH
Grupi energjetik ÇEZ, që nga viti 2005, kohë kur ka filluar zgjerimin në tregjet e huaja, ka investuar rreth 2.8 miliardë euro dhe nga të gjitha vendet pret përfitime, me përjashtim të Shqipërisë. Lajmi publikohet në gazetën e Pragës “Monitor”, e cila citon zëdhënësen e ÇEZ, Barbora Pulpanova.
“Investimet e huaja të ÇEZ përbëjnë rreth 1/5 e totalit të investimeve të firmës që nga viti 2005, tha ajo. Në bazë të të dhënave, kthimi i përgjithshëm mbi investimet e huaja ka arritur në 71% . Por ÇEZ ka probleme të mëdha me veprimtarinë në Shqipëri. Autoritetet shqiptare i hoqën licencën kompanisë çeke për shpërndarjen e energjisë elektrike duke bërë që ÇEZ-i mëmë të humbasë kontrollin mbi firmën e saj në Shqipëri”.
Në vitin 2009, ÇEZ bleu 76% të kompanisë shqiptare ÇEZ Shpërndarje për shumën 102 milionë euro. Në vitin 2010 dhe 2011, firma shqiptare pati një pasqyrë pozitive, por vitin e kaluar ajo u zhyt në humbje. Sipas ÇEZ-it, humbja ishte për shkak të një rritjeje dyfish të çmimeve në blerjen e energjisë elektrike e cila, nga autoritetet vendore nuk u lejua të pasqyrohet në çmimin final të energjisë elektrike.
Këtë vit, ÇEZ-it iu hoq licenca, ndërkohë që u caktua një administrator shteti në krye të ÇEZ Shpërndarje. ÇEZ-i ka ndërmarrë hapa për të përgatitur një arbitrazh kundër shtetit shqiptar mbi dëmet, si pasojë e investimeve të dështuara, që llogaritet në shumën 5 miliardë korona çeke.
Redaksia Online
(ar.sh/Gre.M/Shqiptarja.com)