Çela: 1122 familje kanë bërë pagesën e plotë të debisë, duke përfituar 80% ulje të kamatëvonesave
TIRANE, 7 Dhjetor /ATSH/- Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) , Ardian Çela bëri të ditur të dielën, se operacioni kundër vjedhjes së energjisë vazhdon në të gjithë vendin. Ndërsa sportelet e OSHEE-së po punojnë me orare të zgjatura për të përballuar fluksin e qytetarëve që kërkojnë të paguajnë debitë e tyre, […]
TIRANE, 7 Dhjetor /ATSH/- Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) , Ardian Çela bëri të ditur të dielën, se operacioni kundër vjedhjes së energjisë vazhdon në të gjithë vendin.
Ndërsa sportelet e OSHEE-së po punojnë me orare të zgjatura për të përballuar fluksin e qytetarëve që kërkojnë të paguajnë debitë e tyre, duke përfituar nga skema e re e shlyerjes së faturave.
Administratori i OSHEE-së tha se deri të dielën anë finalizuar 4131 aktmarrëveshje me qytetarët, ndërsa 1122 familje kanë bërë pagesën e plotë të debisë, duke përfituar 80% ulje të kamatëvonesave.
Ndërsa mospagimi i faturave të energjisë elektrike u ka kushtuar vendin e punës 234 punonjësve të OSHEE-së, të cilët rezultojnë debitorë prej vitesh, tha Çela.
Në vijim të aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe arrestimit të përgjegjësve, ditën e djeshme ka nisur edhe shkarkimi nga puna i punonjësve të administratës që rezultojnë debitorë. I pari dikaster që mori masa konkrete ndaj punonjësve që nuk kishin shlyer detyrimet ishte Ministria e Drejtësisë.
Plot 131 punonjës të Policisë së Burgjeve u liruan dje nga detyra për shkak se nuk kishin paguar energjinë për periudha deri në 13 vjet.
Përmes një statusi në Facebook, Kryeministri Edi Rama theksoi se punonjësit e shtetit duhet të jenë shembull në pagesën e taksave. "Kush abuzon me energjinë s'mund të marrë rroga me lekët e taksave! Të punosh në shtet domethënë të jesh shembull në pagesën e dritave, ujit, taksave", shkruante Rama. e,xh/f.n/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Arratiset' nga Los Angeles me avion privat, Leonardo DiCaprio 'kryqëzohet' në rrjet
15 Janar, 13:37
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online
15 Janar, 13:26
-
Vrasja në Vlorë-Fier, Softa: E njëjta skemë me vrasje të tjera! E kryer nga vrasës me pagesë, mund ta kenë nxjerrë në pritë ose e kanë ndjekur me GPS
15 Janar, 13:24
-
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi
15 Janar, 13:23
-
Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Koliqit në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta
15 Janar, 13:05
-
Vlorë/ Iu gjet kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari
15 Janar, 13:04
-
Kupa, Veselinoviç i Partizanit: Kam 14 lojtarë, do plotësohemi nga akademia
15 Janar, 12:59
-
Veton Surroi: Si të jetohet në vitin G-Zero
15 Janar, 12:59
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
15 Janar, 12:51
-
Dëshmia e bujshme e ish-oficerit: Unë ja dhashë Mehmet Shehut pistoletën ‘Makarov’, që vrau veten
15 Janar, 12:46
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi
15 Janar, 12:40