Deri në vitin 2017, do të ketë një ndarje të sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike nga sistemet e tjera. Kështu ka deklaruar administrator i OSHEE Ardian Çela, në komisionin e veprimtarisë prodhuese.

Çela gjithashtu nënvizoi se gjithë abonentët që kanë paguar energjinë nëpërmjet postës, nuk do figurojnë debitorë deri në rakordimin e të dhënave.

Administratori OSHE Ardian Çela, gjatë seancën dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për ligjin për energjinë. Çela fillimisht deklaroi se deri në vitin 2017 pritet të rrjeti I shpërndarjes të ndahet nga sistemet e tjera. Gjithashtu Çela tha se duke filluar nga ky muaj do të aplikohen çmimi i ri për energjinë.  
 
Çela tha se të gjithë personat që kanë paguar në postë faturat e energjisë elektrike, por që për shkak të mosrakordimit me OShE figurojnë si debitorë, nuk do të cilësohen të tillë deri në mbyllje të procesit të rakordimit. Ai bëri të ditur se mungesa e rakordimit mes Postës dhe kompanisë kap vlerën e 1.2 miliardë lekëve. 

Hetoja:Në arbitrazh për TEC-in e Vlorës
Ndërsa drejtori i KESH Agron Hetoja tha se TEC-i Vlorës nuk është ne punë dhe se KESH ka ndjekur hapat ligjor në mënyrë që kontraktori të marrë përsipër detyrimet. Tani jemi në arbitrazh dhe KESH ka marrë masat për vënien në përdorim të këtij impianti. Ndërkohë dëmin në impiantin e ftohjes ai e llogariti në vlerën e 2.7 milionë eurove.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)