SHKODËR - Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka kërkuar në asnjë moment dorëzimin e librezave të energjisë nga deputetët dhe në këtë pikë është abuzuar. Ka qenë kjo deklarata e administratorit të përgjithshëm të OSHEE-së, Adrian Çela e bërë gjatë inspektimeve në qytetin e Shkodrës.
 
"Eshtë abuzuar, nuk është kërkuar në asnjë moment dorëzimi i deputetëve, deputetët kanë statusin e tyre, si gjithë qytetarët verifikohen me një fjalë duhet të paguajnë energjinë."- tha Çela.

Ndërkohë duke u ndalur tek inspektimi në Shkodër, Çela e lidhi me faktin se në këtë qark ka shumë problematika me investimet në rrjet, ndërhyrjet e paligjshme dhe arkëtimet.
 
Drejtuesi i OSHEE- se ka komentuar edhe ankesat e konsumatorëve që kanë kapur shifrën e 50 mijë të tillave. Sipas Çelës “Kujdesi ndaj klientit: është një nga pikat më të dobëta që do të reformohet së shpejti.
 
Aktualisht në Shkodër niveli i arkëtimeve shkon në afro 80% në qytet dhe 65 % në fshat.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)