Çelet edicioni i 7 i PriFest, vjen 
si protestë për mungesë e fondesh 

Çelet edicioni i 7 i PriFest, vjen <br />si protestë për mungesë e fondesh 
TIRANE - Edicioni i shtatë i festivalit të filmit në Prishtinë, Prifest 2015, këtë herë ka çelur siparin e tij në Tiranë. Ky festival këtë vit ka ardhur në formën e protestës për shkak të kufizimit të fondeve të akorduara nga ministria e Kulturës në Kosovë. 

Nga 8 ditë në të cilat është zhvilluar gjatë edicioneve të mëparshme në Prishtinë, këtë herë janë vetëm dy të tilla, në të cilat prezantohen 10% të prodhimeve kinamatografike të parashikuara. 

Në natën e parë të këtij festivali krahas fjalës hapërse është prezantuar prodhimi kinematografik i regjisorit Isa Qosja, "Tre dritare dhe një varje".

Drejtoresha e festivalit Vjosa Berisha është shprehur për mikrofonin e A1 Report që zhvillimi i këtij edicioni këtë vit ishte më tepër një formë proteste rreth kufizimit të fondeve bëra për këtë festival 

"Një mori e madhe filmave, premiera ndërkombëtare, premiera rajonale, premiera botërore kemi pasur. Po çfarë ka ndodhur në Kosovë me një numër shumë të madh mysafirësh, nuk është mundur të bëhet këtu sepse ne kemi ardhur në formë të protestës por megjithatë në këto dy ditë që kemi ardhur këtu, do të shënojmë hapjen dhe mbylljen e festivalit." - tha Vjosa Berisha .

prifest

Gjithashtu ajo theksoj se kjo "protestë" ende nuk ka marrë frytet e saj nga ministria pasi ende nuk ka asnjë reagim 

Unë nuk jam shumë e sigurt nëse mesazhi ka shkuar në veshin e duhur sepse fatkeqësisht ministria nuk është se ka dhënë ndonjë prononcim

Megjithatë përveç kërkimit të fondeve "Prifest" nuk do të ndërpresë marrëdhënien me qeverinë e Kosovës 

Unë nuk mendoj se duhet t'i prishim ne do vazhdojmë të kërkojmë fonde sepse ato fonde janë aty për t'u marrë për aktivitete të tilla. Nëse do na japin apo jo nuk e di. Kemi opsione sesi ta zhvillojmë këtë aktivitet patjetër.

Gjatë ditës së shtunë "Prifest" do të vijojë më prezantimin e pjesës së mbetur të prodhimeve kinematografike dhe forumeve të ndryshme në kimena Millenium dhe qendrën Tulla.

prifest

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes