Çelet ekspozita "Këndvështrime"
Kumbaro: Veç lufta nga diktatura

Çelet ekspozita Kumbaro: Veç lufta nga diktatura">
TIRANE - Është çelur sot ekspozita “Këndvështrime” në hollin e kryeministrisë, në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e çlirimit të atdheut. Në një ceremoni ku të ftuar ishin, ministra, zyrtarë, ambasadorë, diplomatë, krerë të besimeve fetare dhe personalitete të tjera të vendit, ekspozita u hap për publikun në orën 17:00.

Në fjalën e saj përshëndetëse Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kërkoi që jo vetëm ekspozita në fjalë por edhe historia të shihet e ndarë nga dy luftërat, atë nacional-çlirimtare, dhe luftën e diktaturës së regjimit komunist. Sipas Kumbaros, pavarësisht se këta dy etapa janë të lidhura së bashku, ata duhet të shihen të ndara nga njëra-tjetra.

Dhe kjo sipas Kumbaros pasi edhe kujtesa për të dy këta etapa duhet të njetë e njëjtë për të mos harruar atë se çfarë ndodhi, pasi siç theksoi Kumbaro, “harresa është vrastare”.

E gjitha kjo për Ministren e Kulturës nuk vjen për të rishkruar historinë por për të kujtuar etapat përmes të cilave ka kaluar vendi ynë.

“Ndjesë që marr guximin të flas në një ekspozitë të artit pamor para profesioniustëve të artit. Pak durim për t’ju ftuar dhe falënderuar në një ekspozitë ndryshe nga të tjerat. Jo vetëm se hapet në hollin e kryeministrisë, por sidomos për natyrën e veçantë. Sot 70 vjet nga çlirimi i atdheut, nuk është e lehtë të shquajmë dy luftërat, atë të diktaturës, dhe atë nacional çlirimtare. Edhe pse të lidhura bashkë, kanë të drejtën të ndahen dhe të kqyren të mëvetësishme. Kujtesa duhet të jetë e njëjtë për të dyja etapat. Harresa është vrastare sepse fshin të kaluarën. Nuk duam të shkruajmë historinë, atë do e bëjnë historianët e së ardhmes.” tha në fjalën e saj hapëse Ministrja Mirela Kumbaro

ekspozita

ekspozita
ekspozita

Kumbaro: Ekspozita tregon histori të vërteta njerëzore
Duke u ndalur tek konkretisht ekspozita “Këndvështrime”, Kumbaro e cilësoi atë si një forum i cili tregon se si historia është përkthyer në gjuhën e artit. Në këtë ekspozitë siç tha ministrja, janë të pasqyruara pjesë të vërteta të historive njerëzore duke hedhur drite mbi të fshehtat që mbart e kaluara, dhe konkretisht periudha e komunizmit.

Dhe në këtë drejtim, Kumbaro tha se kjo është gjuha që artistët kanë zgjedhur të përcjellin të kaluarën, përmes artit pamor të realizuar prej tyre.

“Është kjo ekspozitë një forum, e cila përveç konceptit historik, tregon se si historia është përkthyer në gjuhën e artit, qoftë për artin pa zgjedhur të futur në kallëpin ideologjik. Artisti nuk është shërbërtor i historianit. Artistët nuk tregojnë historinë, por zbulojnë pjesë të vërteta të historisë njerëzore, që hedh dritë mbi anët e fshehura. Dua të falënderoj këto artistë që na flasin sot përmes veprës së tyre. Gëzuar të gjithëve festat e ngjarjeve të mëdha.” përfundoi fjalën e saj Kumbaro

ekspozita

ekspozita
ekspozita

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE