Çelet ekspozita për piktorin Haxhiu
Kodheli: Të ruhen vlerat artistike!

Çelet ekspozita për piktorin Haxhiu<br />Kodheli: Të ruhen vlerat artistike!
TIRANE - Në kuadrin e 70- vjetorit të çlirimit të atdheut, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli është çelur sot në mjediset e Qendrës së Kulturës, Medias, Botimve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit, një ekspozitë me punime nga më të njohurat të Piktorit të Merituar dhe Mjeshtrit të Madh të Punës, Fatmir Haxhiu.

Gjithashtu, në nder të piktorit të njohur Haxhiu, iu dha emri i tij sallës së ekspozitave në këtë qendër.

Në fjalën e saj, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pasi falenderoi të pranishmit në këtë ceremoni u shpreh se aktivitete të tilla janë të domosdoshme për të nderuar dhe ruajtur veprën e një artisti të madh, si dhe për tua lënë trashëgim brezave të ardhshëm.

“Nuk do të kishin mjaftuar të gjitha këto për të treguar emocionin që unë kam sot për disa arsye që rrjedhin edhe për shkak të familjes nga ku unë vij, që është një familje artistësh edhe për shkak të miqësisë së vjetër të Nderit të Kombit Kel Kodheli me gjigandin Fatmir Haxhiu. Por jo vetëm kaq, është në nderin e Forcave të Armatosura të nderojmë sot një filastër të kulturës shqiptare, të nderojmë sot një gjeni të arti pamor, të atij në telajo dhe të asaj morale, të nderojmë sot një ish-ushtarak që kaq shumë i dha artit dhe kulturës shqiptare. Artistë si Fatmir Haxhiu rrinë atje lart dhe veprën e tyre na e kanë dhuruar ne këtu, ne do të vazhdojmë tua lemë brezave që vijnë, por një gjë nuk duhet ta harrojmë: arti është kuintesenca e shpirtit të një populli dhe këtë Fatmir Haxhiu ka ditur ta ruajë dhe ta pasurojë si shumë pak njerëz në vendin tonë” u shpreh ministrja

mimi kodheli

Më tej Kodheli theksoi se, këto vlera duhet të ruhen dhe t’i trashëgohen brezave të ardhshëm, në mënyrë që veprat e piktorit të mbeten gjithnjë aktuale, dhe siç u shpreh ajo për të rikujtuar kujtimin e një njeriu që largohet nga jeta vetëm fizikisht.

“Duhet të ruajmë ato vlera të cilat vetëm një fashë e shoqërisë siç janë Forcat e Armatosura dinë ta bëjnë më mirë se të tjerët, ndaj ju falenderoj jo vetëm që keni ditur ta ruani kujtimin e Fatmir Haxhiut si një ish-ushtarak, por dhe që më keni dhënë mua mundësinë dhe brezave që do të vijnë për të rikujtuar kujtimin e një njeriu që largohet nga jeta vetëm fizikisht, por që do të jetë gjithmonë prezent. E këta mund të jenë vetëm artistët e kalibrit si Fatmir Haxhiu, prandaj le ti gëzojmë këto pak moment të veprave të tij, duke ju uruar pasdite të këndshme. Unë shpresoj shumë që dhe brezat e ardhshëm, fëmijët më së shumti të ushtarakëve tanë, të mund nën shembullin e profesor Fatmirit dhe të të gjithë profesorëve të shquar të artit pamor dhe jo vetëm kaq, të mund të jenë frymëzim, duke filluar pse jo dhe nga një sallë, siç është salla që do të mbajë emrin Fatmir Haxhiu sot e tutje”, ka përfunduar ministrja Kodheli.

mimi kodheli

Me mjaft emocion u ndoq nga të pranishmit fjala që mbajti vajza e piktorit të shquar Fatmir Haxhiu, Arjana Maçi Haxhiu. Ajo pasi ka falenderuar në emër të familjes ministren Kodheli, gjeneralmajor Bazon dhe ministren e Kulturës, Kumbaro për nderimin që i bëjnë figurës së babait të saj, ka vijuar me disa fragmente të mara nga fjala e babait të saj, në ditën që atij ju dha titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”.

“Për mua ushtria ishte djepi që më rriti, më edukoi dhe më dha virtytet më të mira që i takojnë një njeriu human. Ushtria me bujarinë e saj edhe pse unë kisha mbaruar shkollën e lartë jashtë atdheut, për artileri , nuk u tregua e kursyer, por më hapi rrugën për të vazhduar studimet e larta për pikturë dhe nuk mjaftoi me kaq. Mbasi mbarova studimet më krijoi të gjitha mundësitë që unë të merresha me pikturë”. u shpreh e bija e piktorit

mimi kodheli

Të pranishmit i përshëndeti edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Më pas ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe vajza e piktorit, Arjana Maçi Haxhiu zbuluan pllakën me emrin e Piktorit të Merituar Fatmir Haxhiu. Në vijim të pranishmit vizituan ekspozitën me punime të përzgjedhura nga krijimtaria e piktorit Haxhiut.

mimi kodheli

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje