TIRANE- Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës përuron ekspozitën retrospektivë të artistit Simon Shiroka, e cila do të hapet sot ora 19.00. Ekspozita “Simon Shiroka - Retrospektivë” kurohet nga Z. Erzen Shkololli, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Veprat ekspozuara janë pjesë e koleksionit privat të Familjes Shiroka. Artisti Simon Shiroka (1927-1994), i lindur në Prizren, është mjeshtër i madh i artit të realizuar në teknikën e filigramit. Akademiku Eqrem Basha shkruan se nga tradita popullore, Shiroka nuk mori vetëm mjeshtërinë e përpunimit të argjendit dhe materialeve të tjera fisnike, por edhe figuracionin, ornamentikën popullore, etnografinë, por edhe psikologjinë dhe besimin e njeriut tonë.
Nuk është vetëm totemia, folklori, mistika dhe ornamentika e shpirtit të kësaj treve dhe këtij populli ajo që e dallon krijimtarinë e tij artistike, por edhe një shpirt i veçantë i artistit…” Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 tetor 2014.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com