Çelet ekspozita 'Shqiptarët në Puglia', kuratorja: Arti është gjuha kryesore, që bashkon dy shtete

Çelet ekspozita 'Shqiptarët në Puglia', kuratorja: Arti është gjuha kryesore, që bashkon dy shtete

Në foto: Kuratorja e ekspozitës Ledi Shabani me artistë arbëreshë

Ekspozita “Shqipëria në Puglia” është çelur për 106-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë në Itali. Në qendër të këtij aktiviteti është arti, kultura dhe historia shqiptare, që prezantohet nëpërmjet veprave të artit në pikturë, mozaikë, fotografi, filma dhe muzikë. Por nuk kanë munguar as referimet nga artistë italianë edhe shqiptarë, që kanë lidhje të drejtpërdrejta me Shqipërinë.

Kuratorja e ekspozitës, Ledi Shabani, në një bisedë telefonike për Report Tv shprehet, se: “Ekspozita e djeshme doli vërtet me sukses të madh, unë si organizatore edhe kuratore e eventit pata mundësinë, që të bashkëpunoja me persona të ndryshëm. Bashkëpunimi i madh i Konsullatës Shqiptare këtu në Bari, mbi të gjitha bashkëpunimi i artistëve shqiptarë në Itali, por edhe me artistë italianë që kanë pasur një eksperiencë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë ishte shumë i mirë”

Objektivi i artistëve ishte pikërisht, që një pjesë të Shqipërisë ta çonin në Puglia për të promovuar traditat, kulturën e Shqipërisë, nëpërmjet një ekspozite edhe disa referimeve të ndryshme që flasin për kulturën, ekonominë, politikën edhe mundësitë, që Shqipëria jep në ditët e sotme. 

Objektivi kryesor është edhe sensibilizimi i njerëzve për të njohur historinë edhe territorin shqiptar. Ekspozita e djeshme pati një sukses shumë të madh, pavarësisht motit. Publiku shijoi aktivitetin nga ora 12.00 deri në 16.00, që premë shiritin e kuq. 

Ledi Shabani, kuratorja e ekspozitës

Shabani e konsideron qytetin e Barit një urë lidhëse të përhershme midis Shqipërisë edhe Italisë. “Besoj se argumenti i artit, është një ndër argumentet më të thjeshta, sepse nëpërmjet veprave tregon automatikisht histori, kulturë, emocione. Arti besoj se është gjuha kryesore, që mund të lidhë dy shtete”, thotë Shabani.

Përveçse ekspozitës janë referuar edhe tema të ndryshme, si “Shqipëria quhet Itali” nga konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Adrian Haskaj, “Marrëdhëniet mes historisë dhe kulturës shqiptare” nga Artur Beu, është prezantuar një video-intervistë, “Unë prej 25 vitesh emigrant në tokën e shqiponjave”, nga editori dhe gazetari Carlo Bollino, por jo vetëm. 

“Shumë personazhe të ndryshëm morën pjesë në aktivitet me referimet e tyre. Në eveniment u shfaqën video edhe intervista edhe disa filmime të ndryshme të Shqipërisë së sotme, si gjithashtu edhe video-intervista e editorit dhe gazetarit Carlo Bollino-s, solli një mesazh të fortë edhe u mirëprit nga publiku”, thotë Ledi Shabani. 

Ekspozita do të qëndrojë hapur në “Sala Colonnato del Palazzo della Provincia” (Sallën Kolonato të Pallatit të Provincës) në Bari, deri në datë 5 dhjetor. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë