Çelet në Elbasan edicioni i 19-të i
panairit të përvitshëm "Dita e Verës"

Çelet në Elbasan edicioni i 19-të i<br />panairit të përvitshëm
 Është çelur në qytetin e Elbasanit edicioni i 29-të i panairit “Dita e verës”.Ky panair është çelur në kuadër të festës kombëtare të “Ditës së Verës” që do të mbahet më 14 mars, ditë në të cilën Bashkia e Elbasanit ka planifikuar dhjetra aktivitete duke qenë se ëhstë qyteti ku kjo festë kremtohet më së shumti.

panairi dita e veres

Edhe pse koha nuk premton shumë,pasi sot reshjet e dendura të shiut kanë qenë të pranishme gjatë gjithë ditës, sërish ngritja e një skene në shesh pritet të sjellë në Elbasan këngëtarë dhe grupe që do të performojnë mbrëmjen e 13 marsit.

panairi dita e veres

Në prerjen e shiritit tradicional të çeljes së panairit mori pjesë kryetari i baskisë, Qazim Sejdini dhe deputetë e drejtues të tjerë lokalë që përcollën urimin e tyre në prag feste për të gjitha firmat pjesëmarrëse.

panairi dita e veres

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Elbasan, Veli Kazazi duke falënderuar rreth 50 firma pjesëmarrëse në këtë edicion, theksoi se ka një tërheqje të kompanive të mëdha industriale kjo edhe për shkak të situatës së vështirë që po kalojnë.

panairi dita e veres

Panairi “Dita e Verës” është çelur me pjesëmarrje të firmave nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia, investitorë, të rinj,  të huaj ku kanë prezantuar produkte tradicionale.

panairi dita e veres
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën