Çelet në Tiranë “Java e filmit rus”

Çelet në Tiranë “Java e filmit rus”
TIRANE- Ambasada e Rusisë në Tiranë organizoi një aktivitet solemn në sallën e Teatrit Kombëtar të Kukullave me rastin e çeljes së Javës së filmit rus për Luftën e Madhe Patriotike në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Fitores së Madhe.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm veteranët shqiptarë, anëtarët e Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, si dhe nxënësit e gjimnazit “Asim Vokshi”, në të cilin mësohet gjuha ruse. Java e filmit rus u çel nga Ambasadori i Rusisë në Shqipëri,  Aleksander Karpushin, i cili u tregoi të pranishmëve sesa i madh ishte çmimi i paguar për fitoren në luftën për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit fashistë.

Ambasadori Rus theksoi se pikërisht Bashkimi Sovjetik e dha kontributin vendimtar në shpartallimin e Gjermanisë naziste dhe çlirimin e Evropës nga “murtaja fashiste”, duke vlerësuar shumë lart edhe meritat e aleatëve nga koalicioni antihitlerian, duke përfshirë edhe veteranët shqiptarë, të cilët çliruan teritorin e vendin e tyre me forcat e veta, pa asnjë ndërhyrje të ushtrive të huaja.

Në hollin e teatrit nëpunësit e Ambasadës organizuan një ekspozitë të fotografive arkivore dhe të dokumenteve, që tregojnë në mënyrë shumë të qartë tmerret e luftës, si dhe heroizmin dhe trimërinë e ushtrisë sovjetike, që ajo tregoi në fushat e betejes gjatë Luftës së Madhe Patriotike dhe çlirimit të Evropës Juglindore. Shfaqjet e filmave sovjetikë për luftën dhe zhvillimi i ekspozitave planifikohen edhe në disa qytete të tjera Shqipërisë, si Durrës dhe Berat. Filmat do të transmetohen edhe ne kanale kabllore të televizionit shqiptar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Ukraina hakmerret ndaj Moskës, e bombardon me 144 dronë, një e vrarë dhe disa të plagosur! Rusia: I rrëzuam të gjithë, mbyllen aeroportet

Ukraina hakmerret ndaj Moskës, e bombardon me 144 dronë, një e vrarë dhe disa të plagosur! Rusia: I rrëzuam të gjithë, mbyllen aeroportet