Pas Vlorës dhe Himarës mbrëmjen e së martës Panairi i Policisë së Shtetit, “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit” ngriti stendat e veta në qytetin e Sarandës.
Të gjitha stendat e ngritura në tërë gjatësinë e rrugës tek Limani flisnin vetëm me gjuhën e veprimtarisë së policisë me qëllimin e vetëm për të sjellë Policinë e Shtetit me fytyrën e njeriut pranë qytetarëve, për t’u treguar atyre se ka vetëm një mënyrë për të pasur sukses, për të qenë të gjithë bashkë kundër paligjshmërisë e kundër kriminalitetit.
Qytetarë të shumtë sarandjotë por edhe pushues që ndodhen në Sarandë ndoqën nga afër stendat e ngritura.
Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka priti Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe drejtues të tjerë nga të gjithë sektorët që përbëjnë Policinë e Shtetit, vizituan stendat e ngritura.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com