Çelet panairi i zejtarisë, Klosi:
Zero taksa për bisnesin familjar 

Çelet panairi i zejtarisë, Klosi:<br />Zero taksa për bisnesin familjar 
TIRANË-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka hapur ditën e sotme panairin e zejtarisë e kreativitetit në kryeqytet.
 
Klosi gjatë fjalës së tij u shpreh se do ketë zero taksa për bizneset familjare të zejeve. 

''Do të ketë lehtësi financiare për bizneset familjare të zeveje. Zero taksa për këto lloje bisnesesh'', u shpreh Klosi.

Klosi tha gjithashtu se brenda 6 muajve do të ngrihet dhoma e zejtarisë.
 
 ''Brenda 6 muajve ngremë dhomën e zejtarisë. Kemi ndërrmarrë nismën të mbrojmë prodhimin vendas. Jemi të vendosur të mbrojmë trashëgimine tonë'', u shpreh Klosi.

Për ministrin Klosi është e papranueshme që në qendrat tona historike të tregtohen mallra importi. Ai u shpreh se zëri i zejtarëve duhet të jetë i bashkuar.
 
''Zëri i zejtarëve duhet të jetë i bashkuar. Kshu mbrohet puna e tyre. Është e pafalshme sikundër e papranueshme që në qytetet tona historike, pazaret e reja të tyre, në Shkodër, Korçë, Krujë, Lezhë, Berat, të mos ketë prodhime shqiptare'',
u shpreh Klosi.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot