Celet panairi kombëtar i Trashëgimisë
Kulturore dhe Artizanatit

Celet panairi kombëtar i Trashëgimisë <br />Kulturore dhe Artizanatit
GJIROKASTER - Për herë të gjashtë në qytetin e gurtë, është çelur panairi mbarëkombëtar i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit çka bëhet bartës për promovimin e traditës së punimeve artizanale. Ka qenë një iniciativë e Fondacionit “Gjirokastra”, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, për të promovuar vlerat e hershme të artit me dorë. Në panairin artizanal kanë marrë pjesë deputetët e qarkut jugor Spiro Ksera dhe Arta Dade. Kjo e fundit, ka vlerësuar qytetin e gurtë dhe peshën që duhet të ketë për promovimin e festës së 100 vjetorit të pavarësisë.

Në panairin e gjashtë kombëtar të trashëgimisë, marrin pjesë afro 100 subjekte të ndryshme me shtrirje mjaft të gjerë gjeografike, madje duke kapërcyer kufijtë shtetërorë. Vetëm nga Kosova, kanë ardhur mbi 15 subjekte prej të cilëve gjysma, përfaqësohen për herë të parë në këtë eveniment, ndërsa mjaft të tjerë kryesisht nga zona veriore e Shqipërisë vlerësojnë ftesat që u janë bërë për të marrë pjesë në një veprimtari promovuese të këtij lloji.

Punimet me dorë kanë prekur resurse të ndryshme të natyrës shqiptare duke nisur nga druri, guri, qelqi, qeramika, leshi, sintetika e deri tek mjetet më rrethanore, duke sjellë një gamë të gjerë vlerash nga treva të ndryshme shqipfolëse, pa harruar as edhe shijet tradicionale të kulinarisë dhe pijeve tradicionale vendase.

Panairi kombëtar i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit, ndërmerret në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së vendit dhe synon, promovimin turistik të resurseve natyrore vendase. Ai do të qëndrojë i çelur deri ditën e dielë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga