Çelet thirrja e tretë e IPARD, Krifca: 29.1 milion EURO është buxheti në dispozicion për këtë thirrje (VIDEO)

Pas suksesit të dy thirrjeve, me një "boom" aplikimesh dhe një mori përfitimesh si kurrë më parë çelet thirrja e tretë e Programit Ipard, e cila nisi fushatën e informimit nga data 10 nëntor deri më 10 dhjetor, datë kur do të nisin edhe aplikimet.

Kreu i AZHBR Frida Krifca njoftoi për hapjen e aplikimeve si edhe për buxhetin e venë në dispozicion për këtë thirrje.

“Kemi publikuar sot njoftimin paraprak për çeljen e thirrjes së III-të të programit IPARD. Aplikimet do të fillojnë në datën 10 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 25 Janar 2021. Buxheti në dispozicon për këtë thirrje është në vlerën e  29.1 milion EURO. Sektorët që do të mbështeten në masën e parë janë vreshti, fruta-perimet, mishi dhe qumështi, ndërkohë që do të celim dhe masën 3, investime në agropërpunim, vetëm për sektorin e fruta perimeve. Informacioni i detajuar gjendet në faqen e ëeb-it të AZHBR, azhbr.gov.al, ku gjendet dhe udhëzuesi për aplikantët dhe aneksi bashkëngjitur ku është edhe formulari i aplikimit”,  tha drejtorja e AZHBR, Frida Krifca.

Krifca tha se për të gjithë fermerët e interesuar do të ketë një muaj kohë informimi, përgjatë së cilës do të realizohen takime në 12 qarqe të vendit, duke treguar nga afer fermerëve, me ndihmën edhe të specialistëve në Agropika të gjithë procedurën që duhet të ndiqet nga fillimi në fund, por edhe kushtet e aplikimit.

“Deri më 10 dhjetor do të jemi në terren për të informuar fermerët në 12 qarqe.  Do të ndjekim një fushatë intensive dhe nëpërmjet agropikave në 20 pika në gjithë Shqipërinë. Ju uroj aplikime të suksesshme”, shtoi Kreu i AZHBR, Frida Krifca.

Kushtet e aplikimit janë të njejtat me të dy thirrjet e para, që nisin që nga dokumenti i pronësisë së tokës, e deri te saktësia e dokumentacionit dhe mënyra e përpilimit të tij. Duke iu referuar edhe situatës nga Covid-19, të gjitha aplikimet mund të nisen edhe me postë rekomande, për të minimizuar lëvizjen dhe riskun nga situata e pandemisë.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 12/11/2020 17:21

    VIDHNI DHE VETEM VIDHNI se ju ka ardhur rasti,,,,10 leke per punen,,dhe 10 per xhepin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'