Celibashi në Report Tv: Zgjedhjet e 25 prillit ishin në një standard gati perëndimor, KQZ dëshmoi paanësi spartane

Raporti final i OSBE/ODIHR vlerësoi institucionin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve si një nga institucionet i cili ka mbikqyrur shumë mirë procesin e zgjedhjeve dhe në mënyrë transparente. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin 'Repolitix', në Report Tv tha se KQZ ka dëshmuar një paanësi spartanë në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor.

'Mund ta themi me siguri që për sa i ka takuar KQZ në raport me këto zgjedhje mendoj se kemi bërë një punë shumtë mirë e përkthyer në një qasje të barabartë kundrejt të gjitha palëve në gare. Kemi dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor. Jemi aty do jemi aty si administrator të procesit zgjedhor dhe si arbitër të paanshëm. Ka disa avantazhe mënyra e re e organizmit të KQZ-së. Ka një ndarje të veprimeve është më pak i poIitizuar si institucion.'- tha Celibashi.

Celibashi tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk duhet të futen kurrsesi në analet e zgjedhjeve të këqija, por nuk mund ta them që ishin zgjedhjet më të mira. Celibashi theksoi se është evident fakti që procesi i administrimit ishin në një standard gati perëndimor.

Sa i takon deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, i cili thotë se nuk i njeh zgjedhjet, Celibashi tha se palët politike kanë pikëvështrime të ndryshme, në lidhje me procesin zgjedhor. Celibashi theksoi se është pranuar tashmë nga të gjithë faktorët politikë, jo vetëm brenda, por edhe nga faktori ndërkombëtar, se procesi i zgjedhjeve ishte shume i mirë.

'Qoftë z. Basha qoftë z. Rama kanë pikëvështrimin e tyre në lidhje me procesin zgjedhor është evdiente që për njërën palë këto kanë qenë zgjedhjet më të mira dhe për palën tjetër kanë qenë masakër. Nuk qëndron as opinionin i mazhorancës, por edhe as ajo e opozitës se nuk ka mundësi që gjykimi të jetë kaq i dallueshëm nga të dyja palët duhet të jetë diku në mes. Është pranuar nga të gjitha faktorët jo vetëm politikë vendas, por edhe nga faktori ndërkombëtar që sikurse edhe raporti i fundit OSBE e prezantoi, që procesi i administrimit zgjedhor ka qenë shumë i mirë. KQZ është perceptuar si institucion i i besueshme. Përderisa kohë ky institucion e ka bërë punën si duhet, mendoj që zgjedhjet ishin zgjedhje që nuk mund të futen në analet e zgjedhjeve të këqija. Por nuk mund ta them që ishin zgjedhjet më të mira. Është evident fakti që procesi ia administrimit ishin në një standard gati perëndimor. Fenomenet negative, të vërejtur në zgjedhje, siç ishin shit-blerja e votës apo përdorimi i administratës qëndrojnë, dhe do të vijojnë të qëndrojnë fatkeqësisht.Bashkëpunimi i KQZ-së, por edhe veçanërisht bashkëpunimi personalisht me partitë politike ka qenë i shkëlqyer. Kemi pasur një bashkëpunim tepër konstruktiv. Të gjitha palët kanë qenë përfshirë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme.'- tha Celibashi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb