Celibashi publikon shifrat, tregon sa votues të rinj marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit

Celibashi publikon shifrat, tregon sa votues të rinj marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit

Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur edhe numrin e votuesve të rinj që do kenë mundësi të votojnë këtë vit.

Sipas Celibashit, janë 107,024 votues të rinj që do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Këtë shifër Celibashi e ka bërë me dije vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

“107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në 25 prill 2021. KQZ mbështet CoE Office in Albania dhe Akademia e Studimeve Politike në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë”, thotë Celibashi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja