Celibashi: Reforma zgjedhore në minutat e fundit nxit konfliktin politik

Në një kohë që fokusi i partive politike në vend është përqendruar në debatet e brendshme dhe emrin e presidentit të ri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon të nisin punën për reformën zgjedhore.

“Sa më shumë ditë kalojnë aq më problematike bëhet situata nga pikëpamja politike. Kjo reflekton në cilësinë e produktit që do të ketë kjo reformë. Partitë janë ato që janë. Kanë atë kulturë të debatit politik. Nuk marr përsipër të bëj gjykatësin e tyre. Procesi është mirë të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse kalon kjo situatë pa bërë asgjë do kalojnë në momentin kur ndryshimet e momentit të fundit do jenë objekt i konfliktit politik”, tha Celibashi.

Sa i përket fenomenit të shit-blerjes së votës, Celibashi tha se ngelet në vullnetin e partive politike dhe përgjegjësinë e tyre. Në daljen para gazetarëve, KQZ dha të dhëna edhe lidhur me rastet e dyshimta për votim të dyfishtë  në zgjedhjet e 6 marsit.

“Pas mbylljes së procesit zgjedhor 47 raste të dyshimta, rasti i parë identiteti i njëjtë në 2 qendra votimi, që lidhet me i njëjti dokument identifikimi është lexuar në dy qendra votimi. Kategoria e dytë me shenjën e gishtërinjve, 2 raste, ku  njëjta qendwr votimi ështw skanuar në dy qendra votimit të ndryshme, me ID të ndryshme. Ka pasur raste edhe qw njw shenjw gishti e skanuar më shumë se një herë në një qendwr votimi”, tha Lealba Pelinku.

Situata e brendshme në Partinë demokratike, ku njëra palë nuk njeh tjetrën nuk kaloi pa u komentuar edhe në institucionin e administrimit të zgjedhjeve. Celibashi sqaroi se kryetar të PD njeh vetëm atë që njeh gjykata.

“Këtë do ta themi, sot nuk mund ta themi për sa kohë nuk kemi një nevojë për konfrontim. Informacioni mund të merret në Gjykatën e Tiranës. Ky është i vetmi institucion që mund ta thotë. Ne mund të themi kush ka qenë në zgjedhjet e 6 Marsit por sot nuk mund ta themi dot”, tha Celibashi.

Në fund Celibashi shuajti edhe kuriozitetin, nëse do të pranonte të linte KQZ nëse do të propozohej për president.

“E dëgjoj për herë të parë. E di që gjithkush mundet të përkëdhelej nga kjo gjë. Unë nuk ndihem fare i përkëdhelur. Nuk është ambicia ime”, tha Celibashi.

Komisioni për Reformën Zgjedhore do të jenë bipartizan, me nga 16 anëtarë dhe do të bashkë kryesohen nga një përfaqësues të PD dhe PS. PD ende nuk ka përcaktuar asnjë emër për këtë komision, ndërsa PS ka caktuar Damian Gjiknuri bashkëkryetar Toni Gogu anëtar; Ermonela Felaj anëtare; Blerina Gjylameti anëtare;  Klotilda Bushka anëtare; Klevis Xhoxhi anëtar; Arben Pëllumbi anëtar; Blendi Klosi anëtar. Anëtar zëvendësues: Gledis Çeliku, Jurgis Çyrbja Xhemal Qefalia. ‘Zgjedhorja’ u cilësua nga PD-ja kur drejtohej nga Lulzim Basha si “kali i betejës” dhe ngritja e komisionit për të dhe për reformën territoriale, PD-ja kushtëzoi votën e saj pro Vettingut.

Raport kryqezimi dhe statistika zgjedhje 2022

Raport statistika zgjedhje 2021

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik