Celibashi thirrje PS-PD: Nisni punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore

Celibashi thirrje PS-PD: Nisni punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore

Kuvendi miratoi në fillim të shkurtit ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, por që nga miratimi ende nuk është bërë asnjë hap më tej. Për këtë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u bëri thirrje PS dhe PD që të nisin punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR pasi zgjedhjet vendore janë në 2023.

Disa nga rekomandimet që duhet të diskutohen janë që nga përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi,  fondet publike në fushatë etj. që pritet të diskutohen në komisionin parlamentar të Reformës Zgjedhore.

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit. Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, shkruan Celibashi.

Komisioni për Reformën Zgjedhore do të jenë bipartizan, me nga 16 anëtarë dhe do të bashkë kryesohen nga një përfaqësues të PD dhe PS.

PD ende nuk ka përcaktuar asnjë emër për këtë komision, ndërsa PS ka caktuar Damian Gjiknuri bashkëkryetar Toni Gogu anëtar; Ermonela Felaj anëtare; Blerina Gjylameti anëtare;  Klotilda Bushka anëtare; Klevis Xhoxhi anëtar; Arben Pëllumbi anëtar; Blendi Klosi anëtar. Anëtar zëvendësues: Gledis Çeliku, Jurgis Çyrbja Xhemal Qefalia.

‘Zgjedhorja’ u cilësua nga PD-ja kur drejtohej nga Lulzim Basha si “kali i betejës” dhe ngritja e komisionit për të dhe për reformën territoriale, PD-ja kushtëzoi votën e saj pro Vettingut.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Desi: 12/04/2022 15:37

    Per voten e zgjedhesve jashte vendit i keni bere ato letrat apo e ke porosi nga Rama qe ta minosh edhe kesaj radhe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive