Futbollisti 18 vjeçar shqiptar nga Kosova, i manchester City, Bersant Celina
TIRANË, 20 Janar /ATSH/-Futbollisti 18 vjeçar shqiptar nga Kosova, Bersant Celina shumë shpejt pritet të jetë ylli i radhës në futbollin ndërkombëtar.
Mesfushori që luan më të rinjtë e skuadrës angleze të Manchester City është grumbulluar së fundmi me ekipin e parë të këtij klubi nga tranjeri Manuel Pelegrini.
Celina është bërë pjesë e skuadrës së parë për minifazën përgatitore të janarit, e cila do të zhvillohet në Abu Dhabi, aty ku edhe City do të ketë përballje miqësore me skuadra të tjera.
Celina ka spikatur me skuadrën U-21 të City-t duke u bërë një nga katër lojtarët e të rinjëve të këtij ekipi i cili mori ftesën nga tranjeri Pelegrini.
18 vjeçari ka qenë i pranishëm për Kosovën në ndeshjen e parë që kjo përfaqësuese zhvilloi kundër Haitit, ndërsa sa i përket ftesës së FSHF, Celina nuk e ka refuzuar atë, por ka preferuar të shtyjë marrjen e një vendimi për një kohë tjetër. /gj.m/ /a.g/