Celine Dion rikthehet fuqishëm në një koncert në vendlindjen e saj, Quebec, për të nisur prej andej turneun e ri botëror pas një dekade, dhe fansat u vunë menjëherë në radhë të gjatë për bileta.
“Ajo përfaqëson të gjithë Quebec-un. Për mua, është këngëtarja më e madhe”, shprehet fansja Mireille Campagna.
“Kjo do të jetë diçka e re. Edhe pse e kemi parë tashmë në koncert, nuk kanë për të qenë të njëjtat këngë. Jam gjithmonë shumë i lumtur ta shoh në skenë”, tha një tjetër fans i saj, Daniel Hebert.
Këngëtarja e famshme ka jetuar prej disa vitesh tashmë në Las Vegas dhe rikthimi i saj në Kanada pritet me entuziazëm të madh.
51-vjeçarja, fituese e çmimit Grammy , u shpreh në muajin prill se ndihet e motivuar të krijojë muzikë të re dhe të rinisë turnetë pas tërheqjes që pati kur i shoqi Rene Angelil ndërroi jetë në 2016-tën.
“Kur isha duke e humbur Renee-në, ai ma bëri të qartë se donte që unë të rikthehesha në skenë. Donte të sigurohej që do të vazhdojë ta ndiqja pasionin tim”, ka thënë Celine.
Turneu që nis në Quebec do të vazhdojë deri në prill të vitit 2020 e do të jetë i pari i këngëtares që prej viteve 2008-2009.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet Celine Dion, ja shifra që do paguhet për vetëm një këngë në ‘Lojërat Olimpike 2024’
24 Korrik, 16:46
-
Publikohen pamjet tronditëse të Celine Dion, kur pëson krizat e sëmundjes
26 Qershor, 10:40
-
Céline Dion rikthehet për herë të parë në tapetin e kuq pas diagnozës me sindromën 'Njeriu i ngurtë'
18 Qershor, 10:42
-
Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’
23 Prill, 17:09
-
Këngëtarja Celine Dion tërhiqet nga muzika, shkak sëmundja e rëndë
21 Gusht 2023, 13:29
-
U diagnostikua me çrregullimin e rrallë neurologjik, Celine Dion anulon të gjitha shfaqjet e mbetura të turneut
26 Maj 2023, 21:38
-
Këngëtarja e njohur Celine Dion 'lë pas krahëve' sëmundjen, merr pjesë për herë të parë në një film
21 Shkurt 2023, 15:39
-
Céline Dion zbulon se ka një sëmundje të rrallë neurologjike, anulon të gjitha koncertet për vitin 2023
8 Dhjetor 2022, 13:52
-
Dua Lipa zbulon arsyen madhore pse u detyrua që të linte duhanin menjëherë
5 Maj 2022, 22:56