Dua Lipa zbulon arsyen madhore pse u detyrua që të linte duhanin menjëherë

Dua Lipa zbulon arsyen madhore pse u detyrua që të linte duhanin menjëherë

Dua Lipa

Dua Lipa ka vendosur të heq dorë nga pirja e duhanit si një përpjekje për të përmirësuar shëndetin, në një kohë që është duke zhvilluar turneun e saj botëror “Future Nostalgia”.

Dua gjatë një interviste u shpreh se ndihet e "pamposhtur" tani që ka vendosur të heq dorë nga duhani.

“Kam pasur laringit dhe kjo më bëri të lija duhanin një muaj më herët se sa ishte menduar. Por unë e bëra atë dhe jam përmbajtur, unë e kam këtë gjurmues zakonesh në telefonin tim ku çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe gjërat që kam bërë për veten time”, tha Dua.

Ajo thotë se tani ka vënë re një përmirësim drastik në shëndetin e saj, pasi tani po konsumon ushqim të shëndetshëm dhe po bën ushtrime për të mbajtur veten në formën më të mirë të mundshme gjatë turneut.
Ylli i popit kishte folur më parë për luftën e saj për t’u ndjerë e sigurt në skenë kur nuk po e trajtonte siç duhet trupin e saj, duke shpjeguar se regjimi i saj i ri i fitnesit e ka ndihmuar atë të ruajë më shumë energji për veten.

“Ndjehem sikur kur dal në skenë kam një lloj tjetër besimi dhe, e dini, ndihem shumë e pathyeshme në momentet kur performoj”, tha po ashtu Dua.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille