Çelja e negociatave/ Kreu i Kie Donald Tusk të martën në Tiranë! Takon vetëm Ramën, shmang Metën

Çelja e negociatave/ Kreu i Kie Donald Tusk të martën në Tiranë! Takon vetëm Ramën, shmang Metën

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, ditën e martë (17 shtator) pritet të vizitojë Tiranën. Kjo vizitë vjen në kuadër të turit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas axhendës zyrtare, Donald Tuskdo të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15:00 të së martës, ku në fokus do të jetë vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave më 18 tetor. Por teksa në Maqedoninë e Veriut nër në mëngjes, në 11:00 do të takojë Presidentin dhe në 11:45 kryeministrin Zoran Zaev me të cilin do të ketë edhe një konferencë, në Shqipëri nuk do të takojë asnjë përfaqësues tjetër politik përveç kryeministrit Rama, përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta.

Pas takimit me kreun e qeverisë Rama, në 15:35, kreu i KiE do të mbajë një konferencë për mediat në 15:35 me kryeministrin.

Ditën e sotme një deklaratë për hapjen e negociatave bëri edhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca i cili tha se shpreson se shumë shpejt Shqipëria do të marri lajmin e mirë për nisjen e negociatave për tu pranuar në familjen europiane.

Po kështu në një intervistë të mëhershme për mediat malazeze, komisioneri europian për Zgjerimin, në largim, Johanes Hahn shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Për Shqipërinë, Hahn vlerësoi veçanërisht përparimin që është bërë me reformën në drejtësi, të cilën sipas tij Brukseli duhet ta shpërblejë.

“Jam krenar për reformat që janë realizuar në Shqipëri, veçanërisht me procesin e Vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, që ka ngritur një themel të ri në procesin gjyqësor dhe mund të shërbejë si model për të tjerët. Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, është shprehur Hahn.

Nga ana e tyre edhe Gjermania dha sinjale pozitive për një përgjigje pohuese për negociatat gjatë takimit që kryeministri Rama zhvilloi të premten me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër