Çelja e negociatave, Tabaku: Nuk ka kohë për festë! Qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur që të mos ftojnë opozitën  

Çelja e negociatave, Tabaku: Nuk ka kohë për festë! Qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur që të mos ftojnë opozitën  

Deputetja e PD-së, jorida Tabaku

Teksa janë duke u zhvilluar bisedimet në Bruksel të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka shkruar se nuk ka kohë për festë. Demokratja është shprehur se qeveria e mazhoranca janë kujdesur mos të kenë pjesëtar nga opozita e cila sipas saj ka meritat e saj.

'Nuk ka kohë për festë!

Konferenca e parë ndërqeveritare, që do të thotë nisja e negociatave për anëtarësim në BE, është një prej momenteve kulmore të historisë së Shqipërisë.

Një proces që vjen 16 vite pas nënshkrimit të MSA nga qeveria shqiptare dhe po mos të ishin kapriciot e një opozite që fatin e integrimit e lidhi me atë të qarkut të Fierit do të kishte një tjetër drejtim dhe me gjasë një tjetër shpejtësi. Por, siç thotë fjala e vjetër edhe e urtë shqiptare “më mirë vonë se sa kurrë!”

Përtej të gjithave, kjo ditë shënjon vullnetin e mirë dhe dëshirën edhe të vetë BE që ndryshe nga paragjykimet me vetëdije të qeverisë ia arriti çeljes së negociatave. Tanimë pakkush do të gjejë alibinë e preferuar tek BE-ja gjithnjë e më pak do rrëmohet në anale debatesh politike për të gjetur fajtorët andej!

Megjithëse BE ka provuar sa ka qenë pranë nesh sa herë që ne kemi kërkuar ndihmë madje edhe duke e ditur se si qeveria jonë i manaxhon ndihmat, si fjala vjen për tërmetin apo pandeminë. Pa folur për projektet infrastrukturore që jo rrallë janë nënvlerësuar nga një qeveri që shpërdoron shumë dhe jep llogari pak.

Fatkeqësisht në këtë ditë të shënuar, me gjasë edhe për të hequr syrin e keq,  qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur në maksimum që të mos ftojnë në atë tavolinë opozitën e cila ka meritat e padiskutueshme në procesin e integrimit.

Jo vetëm si forca e parë politike që ndërmori hapa konkretë për anëtarësimin e vendit në NATO që në fillim të viteve 1990. Por, mbi të gjitha, si një forcë politike që në 8 vite qeverisje ka mundur të hedhë hapa të rëndësishëm përpara në këtë proces.

Mungesa e opozitës është simfonia e vjetër e një orkestre që nuk lodhet së përsërituri partiturën e një politike të dalë mode. Dirigjenti i së cilës mendon se mund të eklipsojë opozitën duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes. Gjynah!

Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të fokusoj punën dhe rolin e këshillit në mbikeqyrjen e këtij procesi, në kontrollin e monitorimin e strukturave.  Pasi do të ishte e udhës që parlamenti shqiptar të merrte gjithnjë e më shumë funksione dhe pushtet në dorë në lidhje me këtë proces që nuk është pronë e asnjë force politike përpos e forcës së shqiptarëve për me qenë pjesë e BE-së.

Ky interes kombëtar duhet të jetë edhe prioriteti i qeverisë dhe mbi të gjitha politikës sonë pa dallime partiake. Tentativat për të instrumentalizuar këtë proces apo gjoja arritje kanë prodhuar skena të padëgjuara ku janë nderuar me medalje për arritje të paqena diplomatë ndërkohë që procesi kishte ndaluar.

Koha të reflektojmë dhe të prodhojmë një politikë që i shërben procesit të integrimit. Pa përsëritur butaforitë e mëhershme që kanë dashur të privatizojnë me propagandë arritjet e paqena. E duke i dhënë mundësi reale Shqipërisë të vijojë procesin e integrimit së pari e mbi të gjitha në favor të shqiptarëve.

Nuk njoh forcë tjetër transformuese si ky proces, e nuk njoh mënyrë tjetër për ta ndryshuar Shqipërinë edhe për ta afruar me partnerët tanë strategjikë!

Festa ka përfunduar. Tani duhet të nisim punën reale!'- shkruan Tabaku.

Shqipëria ka nisur sot 'vrapin' drejt BE-së duke zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel. Vendi ynë i përbërë nga 25 delegatë do të zhvillojë sot bisedimet me dyer të mbyllura për 90 minuta. Në delegacionin shqiptar nuk janë përfshirë përfaqësues nga opozita. 


Lajmi kryesor:

Çelja e negociatave, Meta: Ditë e shkëlqyer, në dorën tonë nëse do zgjasë 5 apo 30 vite! Berisha: Rama s'na anëtarëson dot në BE! Basha: Hap drejt realizmit të ëndrrës


G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sinkro: 19/07/2022 16:11

    Dhe njerezit duhet te shqetesohen per kete gje?Pergezime qeverise qe nuk ka perfshire asnje nga ju eshte shume gje e mire

    Përgjigju
  • Turi: 19/07/2022 16:10

    Po cduheni ju aty mo vetem te keqija keni sjell ne cdo relate europiane beni ndonje tryeze vete dhe zihuni me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • albana: 19/07/2022 14:37

    ku u be tfls edhe kjo injorantja e paftyra

    Përgjigju
  • silva: 19/07/2022 14:36

    mir tjua bejn se cju duan juve qe jeni te ngordhur

    Përgjigju
  • Lui: 19/07/2022 14:35

    Sikur ta kishit treguar dhe juve cila eshte opozita e vertete de fatto dhena de jure, atehere mund te hidheshin akuza te tilla. Por ne momentin qe ju as vete nuk e dini kush dhe me ke jeni, atehere me vjen keq por kjo do te ndodhte. PD ka qene gjithmone parti si akrepi, qe vetem helmoi njerezit me mentalitet antishtet, parti qe te vriste kur ngrije zerin dhe parti qe kurre nuk tha nje fjale te mire jashte Shqiperise. Dhe duke qene parti akrep, tani i ka ardhur fundi dhe nuk ka rrugedalje, pervec se te nguli thumbin mbi kurrizin e vet.

    Përgjigju
  • ilir: 19/07/2022 14:32

    Cilin prej jush te ftojne?un se di as ti me ke je a me saliun a me alibeaj a se ca benj

    Përgjigju
  • Alban: 19/07/2022 14:24

    po ke te marresh nga ju , ty moj tabaku , ti je per te prere drru

    Përgjigju
  • Mondi: 19/07/2022 14:23

    keni pasur edhe ju kohe te na hapnit negociatat por e keni mendjen te gjera te tjera jo te perparimi i shqiperise

    Përgjigju
  • Boni: 19/07/2022 13:45

    Ju te pd skeni goj te flisni per imtegrimin europian se merit te plot ka rama ashtu sic plotesoi kriteret do te plotesoje dhe kushtet per integrimin ne be

    Përgjigju
  • Ori: 19/07/2022 13:45

    Po si ska kohe per feste se e meritojme kete hap perpara ne integrimin europian po ju te pd dilni beni kot oponence kur rama ben historine

    Përgjigju
  • adam: 19/07/2022 12:25

    me vjen te qesh kur shoh opoziten qe ben si patriote sikur do qeveriste me mire etj ,po ju pame 8 vjet ne pushtet o zoterinj akaparuat cdo gje tani i thoni ketij qe ehste pse akaparon cdo gje ,ju jeni njesoj ...taksirati i atij vendi qe me keta eshte krejtesiosht i pashprese ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën