HISTORIKU i bosit turk që drejtonte grupet e heroinës në Shqipëri, miqtë në politikë dhe biznese që i dhanë 'dorën' kreut të celulës terroriste (VIDEO)

TIRANE - Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në Report Tv dha detaje në lidhje me celulën terroriste iraniane që u zbulua nga autoritetet shqiptare dhe të huaja, dhe që do të kryenin sulme në vendin tonë.

Abdulselam Turgut është bosi i trafikut ndërkombëtar të heroinës i shpallur në kërkim nga gjykatat gjermane që më 21 nëntor 2009, i akuzuar për trafikimin e 1.6 tonëve heroinë drejt Republikes Federale Gjermane. Njeriu që fshihet pas celulës sekrete iraniane në Shqiperi është arrestuar në shkurt të 2011-es në aeroportin e Rinasit, pas një urdhër arresti ndërkombëtar shpallur nga Interpoli. Gjyqtari Kreshnik Omari i gjykatës së Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg në pritje të dosjes së ekstradimit nga Gjermania. Por dy javë më vone, më 4 mars 2011, një treshe gjyqtarësh të Apelit drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, pavarësisht akuzave të Gjermanisë dhe të paktën 5 shteteve të tjera të BE-së, e liruan bosin turk të drogës në arrest shtëpie.

Madje e dërguan në një apartament që figuronte në emrin e Gjin Pjetrit, në katin e 8-të të një pallati ende të papërfunduar tek Kthesa e Kamzës. 

Që nga ajo kohë bosi turk u zhduk pa lënë gjurmë edhe pse ka patur informacion se për shkak të lidhjeve të tij të forta me narkotrafikantë të njohur në Shqipëri, me biznesmenë apo personazhe me influencë në skenën politike, siç Artan Hoxha tha - ai ka hyre dhe ka dalë sërish nga vendi. Në marsin e 2011-ës -gazetari Artan Hoxha thotë se u paguan jo pak por 1 milionë dollarë nga partnerët, ortakët apo miqtë e Turgutit në Shqipëri që ai te lirohej nga burgu.

Ende nuk dihet kush saktësisht i mori ato para.

Gazetari Artan Hoxha tha se opozita e asaj kohe, pra PD-ja, ishte vënë në "gjumë" nga disa miq të përbashkët të bosit turk të drogës. "As qytetari digital nuk kishte mundësi të denonconte skandalin e lidhjes së bosit të narkotrafikut ndërkombëtar me zyrtarët e lartë të policisë, prokurorisë, gjyqësorit, politikës dhe qeverisë shqiptare, sepse ishte i zënë me punë të tjera, qytetari digital në atë kohë ishte vet kryeministri i Shqipërisë", u shpreh Hoxha.

VIDEO/Intervista e plotë e gazetarit Artan Hoxha në Report TV 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Artan Hoxha: U paguan 1 mln dollarë për lirimin e Turgutit nga burgu në Shqipëri (VIDEO)

"Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes.

U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme. Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më.

Në vitin 2009 Gjykata në Gjermani ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Turgut, që akuzohej për trafik të 1 ton heroinë në drejtim të Gjermanisë. Kishte urdhër kërkimi nga autoritetet belge, austriake, italiane. Njëkohësisht ishte arrestuar më herët edhe në Turqi dhe Azerbajxhan dhe ishte në kërkim.

Zhduket dhe humb cdo gjurmë, flitet që kishte lidhje të forta edhe në Kurdistan, dhe ka përdorur edhe territorin iranian për linjë të trafikut të drogës.

Në 2011, në18 shkurt, Turgut, e shoqëruar nga një 37-vjecare kurde, ka udhëtuar me avion nga Stambolli në Rinas, dhe është identifikuar me emrin e tij, i është parë statusi dhe menjëherë në listën e të kërkuarve u zbulua që kërkohej nga Gjermania. Është shoqëruar dhe është njoftuar interpol Tirana dhe prokuroria që me kalimin e dosjes në gjykatë, më 21 shkurt të 2011-ës, gjyqtari Kreshnik Omari, e cilësoi të vlefshëm arrestimin dhe e la në masë arresti me burg me qëllim ekstradimin. Këto kanë ndodhur pa u publikuar në media.

Në datën 4 mars 2011, në Gjykatën e Apelit avokati i Turgutit, Koli Bele, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se arrestimi nga qenë i paligjshëm dhe se personi ka probleme shëndetësore, dhe nuk ka rrezik të largohet se ka adresë shtëpie, derisa dosja të vinte nga Gjermania. Treshja e Apelit e drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, me anëtarë Hysni Demiraj dhe Agron papajani, e ka vlerësuar kërkesën e avokatit të drejtë, nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit, dhe i ka dhënë arrest shtëpie. Ai ka qëndruar në katin e 8 të një pallati të papërfunduar me një kontratë të një personi me emrin Gjin Pjetri. Dhe ata e kanë lënë në arrest shtëpie me adresën e një pallati që ende ishte në ndërtim, tek Kthesa e Kamzës. Për të ndodhur kjo gjë shumë elementë të botës së krimit, të botës së biznesit, me influenca në politikë, kanë ndërhyrë, dyshohet se është paguar 1 milionë dollarë, dhe sot jemi para faktit që ky shtetas humbi pa nam e nishan.

Policia nuk tregoi asnjëherë kujdes për ta mbajtur në mbikëqyrje. Policia shkoi në atë adresë dhe zbuloi që nuk kishte qëndruar kurrë aty, por në hotel. Me pasaportën e siguruar nga miqtë e tij në Shqipëri ai u arratis. Ky ka qenë bosi i një sërë grupesh shqiptare që janë marrë me trafikun e heroinës. Kur shkohet në Gjykatën e Lartë dhe kërkohet nga prokurori ndryshimi i masës së sigurisë, më 29 shkurt 2012, ka qëlluar vit i brishtë. Dhe një trup gjykuese e drejtuar nga Gani Dizdari, me anëtarë, Arjana Fullani, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Alesksander Muskaj, e ka cilësuar të ligjshëm vendim e Apelit edhe pse Turguti  ishte arratisur një vit më parë. Në atë kohë prokuroria ka hapur një dosje e cila nuk përfundoi kurrë", tha në Report Tv, gazetari investigativ Artan Hoxha.

Ora 16:22
Artan Hoxha zbulon informacionet sekrete: Kryegjyshi Botëror ka marrë disa kërcënime (VIDEO)

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, solli në kujtesë festën e sulltan Nevruzit në Kryegjyshatën e bektashinjve në Tiranë në mars 2018, kur një celulë terroriste iraniane tashmë e zbuluar nga autoritetet, do të bënte sulm terrorist. Artan Hoxha i cili ka qenë prezent në Kryegjyshatë, tha se në atë kohë kishte pasur informacione që nuk janë bërë publike deri më tani, edhe për një valë kërcënimesh ndaj kryegjyshit të bektashinjve, Baba Mondi, arsye për të cilën ai aktivitet u shoqërua me masa të larta të policisë dhe anti-terrorit. Hoxha tha se hetimet e kryera në bashkëpunim edhe me autoritetet partnere mundën të zbërthejnë të gjithë celulën që drejtohej nga forcat sekrete të regjimit iranian, QUDS.

"Ngjarja që e ekspozoi më shumë Iranin, ishte festa e Sulltan Nevruzit, kam qenë atë ditë në kryegjyshatën botërore, pasi rrjedh nga zona që e ka atë besim. Garda sapo kishte ardhur, sigurisht policia është prezente sa herë ka aktivitete. Por kishte edhe agjentë të anti-terrorit, gjë që nuk ishte normale, për më tepër që komuniteti bektashinj nuk ka pasur të tilla probleme. Në pritje të vinte presidenti Ilir Meta, njoftohemi që disa civilë, skuadra e anti-terrorit, kanë ndaluar dy persona. Dy personat i kishim parë nuk i kishim kushtuar rëndësi, ata ishin mes dhjetëra kameramanëve, dhe binin në sy se ishin të moshuar, rreth 60 vjeç. Ata ishin me kamera në lëvizje jo të pozicionuar si të tjerët. I morën dhe i larguan. Njoftojnë zyrtarët e kryegjyshatës se ata që kanë ardhur nga Irani me ftesë tuajën, i kanë shoqëruar në polici. Ata kishin shfrytëzuar ftesat e marra nga Kryegjyshata, dhe këtë festë. Në momentet e para nuk u dhanë shumë detaje nga policia, por u tha që po hetoheshin nga anti-terrori dhe se për ta ishin interesuar shërbimet e vendeve partnere. Ata kanë hyrë legalisht në aeroportin e Rinasit, me ftesë. Para se të ndodhte ngjarja, policia ishte njoftuar për disa kërcënime që i ishin bërë kryegjyshit botëror, nga persona të lidhur me Iranin. Dhe të gjitha këto bënë që të nisnin përgjime ambientale dhe me vëzhgim në terren, të mbajnë në vëzhgim një grup të madh personash, derisa mbas 18 muajsh, nga marsi 2018, deri sot, u bënë publike të dhënat me hetimin. Pritej që shërbimet sekrete të Iranit të përdornin të gjitha mundësitë që do i krijoheshin", tha Artan Hoxha në studion e lajmeve përballë gazetarit.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceku 1 miljon: 24/10/2019 12:08

    Terroristi i kerkuar nga gjermania u lirua nga nga gjin gjoni si e mban gjermania kete perkrahes te terroristit

    Përgjigju
  • Besnik fytyr piçi Çafaj: 24/10/2019 09:43

    Sa turp e sa dhimbje është që xhin xgjoni një njeri i ndyr hajdut i pa skrupullt vazhdon të jet pjes e padrejtësis Shqiptare. Ky fundërrin e shoqëris vazhdon vjel lek nga taksapaguesit Shqiptar. Në një koh që ky duhet të ishte prapa hekurave. Pty rac e keqe.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 24/10/2019 01:29

    Pyesni Gjin Gjonin Leshin po tani a do te jepte te njejten mase arresti me vetingun neper kembe ?

    Përgjigju
  • Xhin xhoni kapartoni: 23/10/2019 19:03

    Shikoni se çfar poshtërsish bëhen në Shqipri xhin xhoni hajdut me çizme vazhdon e jeton i qet pa i hyr gjëmb në këmb vjedh miljona sëbashku me kurvën e kryehajdutit fullani e jeta vazhdon për katër qefe. Në Shqipri jeta osht çef. E kto paçavure i vure në drejtësi krykrimineli salhe bajga.

    Përgjigju
  • Rrofte KOMUNIZMI!: 23/10/2019 17:30

    Ore dykembesha, ja perse DUHEJ 'Diktatura Komuniste' per te mos i lene gjithe keta djaj dhe horra gjithandej neper Bote per te shakaterruar jeten, paqen, normalitetin e jetes. Prandaj. Megjithese jane bere edhe gabime, kjo s'do te thonte kurre qe te nderrohej Sistemi i Shenjte Komunist, por vetem te riparoheshin gabimet dhe te shkohej me tej ne permiresim, prosperitet e zhvillim.

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 24/10/2019 01:30

      Pse nuk krijon nje parti dhe veri emrin Partia e Rrumpalles.

    • CaBone: 23/10/2019 19:21

      =Kina

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt