Censi, Karabina: Rezultatet me vonesë, hije dyshimi mbi besueshmërinë

Zëdhënësja e grupit të Lulzim Bashës, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat foli për rezultatet e Censit 2023. Sipas saj, publikimi i të dhënave me 7 muaj vonesë ngre dyshime mbi vërtetësinë e të dhënave të Censit për vitin 2023.

Karabina thotë se rinia largohet për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së shpresës.

Deklarata e plotë e Mirela Karabinës

Korrupsioni galopant në çdo ind të shtetit është shkaku i shpopullimit të vendit. Të dhënat e Census 2023  tregojnë shpopullim të pandalshëm të vendit, pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë së Edi Ramës për treguar të kundërtën.

Afër gjysmë milion shqiptarë janë larguar nga vendi në këto 12 vite, mosha mesatare e popullsisë është rritur me 7 vjet, tregues ky i tendencës së plakjes së popullsisë, eksportimi i popullsisë aktive jashtë vendit dhe ngurtësimi i asaj brenda vendit në ndërtesa të boshatisura, këtë dëshmojnë të dhënat e Census 2023.

Përgjatë këtyre 12 viteve, ҫdo vit janë larguar nga Shqipëria rreth 40 mijë vetë ose gati 1.5% e popullsisë rezidente.

Ritme alarmante të shpopullimit, ndërkohë që nuk jemi as në periudhë lufte e as të ndonjë fatkeqësie natyrore, por jemi në regjimin më të korruptuar të Edi Ramës që vazhdon të përzë dhunshëm shqiptarët e pashpresë nga vendi.

Megjithëse Census 2023 ka kushtuar 20 milion euro, me një trupë prej 7 mijë punonjësish të trajnuar dhe përdorim i teknologjisë së lartë, dalja e të dhënave paraprake është me 7 muaj vonesë, dhe për vetëm 2.4 milion banorë.

Vonesa e daljes së të dhënave ngre hije dyshimi mbi besueshmërinë e tyre dhe kjo është përgjegjësi direkte e qeverisë shqiptare dhe institucioneve shtetërore. Ndërkohë që qeveria përmes propagandës paraqet një Shqipëri ndryshe të 10 milionë turistëve, Shqipëria e vërtetë është ajo e 420 mijë banorëve më pak, me rënie 13.8% krahasuar me Censin e vitit 2011. Dhe me shtesën natyrore, numri i banorëve të larguar shkon ne 490 mijë.

Shqipëria e vërtetë është ajo e braktisjes së periferive e tkurrjes së qyteteve, mbipopullimit të Tiranës dhe në 1 milion banesa, rreth 40% e tyre janë bosh.

Shqipëria e vërtetë është ajo që pavarësisht shpopullimit, Sektori i ndërtimi është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit duke bërë që për çdo 2.2 banorë të ketë një banesë.

Kjo është Shqipëria e vërtetë që Edi Rama kërkon ka mbulojë me propagandë të rrezikshme në kurriz të jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të vendit!

Nga njëra anë një popullsi aktive, sidomos rinia, që largohet për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së shpresës dhe si pjesë vitale ndikon drejtpërsëdrejti në ngadalësimin e  zhvillimin e vendit dhe plaken e tij, dhe nga ana tjetër një popullsi e ngurtësuar në banesa të mbetura bosh e të braktisura apo dhe ndërtesa të reja të mbetura stok, të ndërtuara përmes pastrimit të parave të ardhura nga burime të dyshimta.

Qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë qeverinë e korruptuar dhe antikombëtare të Edi Ramës.

Të rinjtë meritojnë shkollim, punësim dhe jetesë të mirë e me dinjitet në vëndin e tyre.

Alternativa jonë për një qeverisje të pakorruptuar dhe me fokus qytetarin dhe zhvillimin, shpëton vendin dhe e fut në shina normale.

Shqiptarët meritojnë më shumë!

Shqipëria meriton më shumë!

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania